TIRANE-Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta nuk i kërcet aspak nëse dekreti i tij për emërimin e Marsida Xhaferllarit anëtare të Gjykatës Kushtetuese (u betua sot) nuk do të botohet në Fletoren Zyrtare. Për kreun e shtetit dekretet e tij janë në fuqi, pavarësisht nëse botohen ose jo në Fletoren Zyrtare.
"U tentua ti hiqet presidentit kompetencën Kushtetuese. Qëllimi ishte të provokojmë Presidentin". Po nuk u botua dekreti? "Kujt nuk po i kërcet për Fletoren ....Shteti ka Kushtetutë, ka mbaruar kjo histori, nuk jemi Republikë noteriale. Kjo histori është e mbaruar. Dekretet e Presidentit edhe po të mos botohen hyjnë në fuqi menjëherë. Gjyqtare është ajo që ka bërë betimin te Presidenti, ka mbaruar kjo histori. Është gjëja më absurde që unë të merrem me histori të tilla. Unë kam bërë detyrën time në raport me ligjin" tha ai.
Ai e cilësoi të paligjshëm botimin në Fletoren Zyrtare të Arta Vorpsit si anëtare e Kushtetueses. "Në Fletoren Zyrtare është botuar ditën e shtunë. Hyri në mënyrë të paligjshme. Edhe ti (i drejtohet drejtuesit të emisionit) po te kesh mik drejtorin e mund të shkosh ta botosh. Noteren do ta ftoj një ditë për kafe për sjelljen profesionale që bëri, pasi u tregua shumë korrekte" tha ai. Ai kishte një përgjigje edhe për reagimin e kreut të KED-së, Ardian Dvorani, që dje e cilësoi si mafioz. "Asistencë mjekësore nuk i ofroj dot. Ai paska shqetësim për etikën e Presidentit ndërkohë që nuk paska shqetësim që bëhet pjesë e një plani mafioz për t'i grabitur Presidentit kompetencën".
Ilir Meta nuk e kurseu sulmin edhe për ndërkombëtarët, teksa BE-ja përmes zëdhënëses Maja Kocijancic kërkoi sot që të tejkalohet ngërçi. "Unë këtë Kushtetutë e kam bërë me ndërkombëtarët, le të vijë të më thotë se nuk e ka bërë kështu, kush ata që nuk i kanë sytë te kushtetuta, por te xhepi i tyre. Ka ndërkombëtarë si Glover që tregoi të vërtetën për zgjedhjet". Reagim i zëdhënëses së BE-së? "KE ka tre vite që na jep rekomandimin për negociatat pa kushte, aty është një rrëmujë, ca po ikin dhe ca po vijnë. Unë këtë kushtetutë e kam bërë me Venecian" tha ai.
Nesër Kuvendi ka planifikuar miratimin e një rezolutë që u kërkon institucioneve që të mos zbatojnë dekretin e Ilir Metës për Marsida Xhaferllarin, pasi e cilëson nul. "Ta kalojë ca shqetësimi kam unë. Më bëjnë nder me gjithë këto shkelje që po më ngarkojnë, pasi unë veprimet i kam bërë para shqiptarëve. Kuvendi sot përfaqëson kulmin sesi nuk duhet të jetë një institucion. Ata kanë tre vite që kanë bllokuar reformën dhe sakatuar. Ata atë punë kanë, sa herë bëj unë dekrete, ata bëjnë rezoluta. Ata bëjnë PPP e unë të kem frikë? Frikë nga Edi Rama do të kem unë? Nga SPAK-u i Edi Ramës dhe Ulsiut? Kaq mirë po ecën kjo reforma në drejtësi sa edhe Shqipëria po shkon kaq poshtë" tha ai në opinion.
Kritika Meta kishte edhe për vendimet e PD dhe LSI për djegien e mandateve, pasi u shpreh se e kanë kthyer opozitën në një OJQ, tashmë që ndodhet jashtë parlamentit. “PD dhe LSI janë më afër qeverisë se Presidenti. Me ato që kanë bërë ata i kanë shërbyer qeverisë. Duke ikur nga Kuvendi kanë lënë njerëzit e papërfaqësuar. E kanë kthyer opozitën në OJQ, i kanë nxjerrë njerëzit kot në rrugë.
Edhe presidentin e kanë ekspozuar përballë mazhorancës. Rama ka marrë parlamentin me vendimin e Lulit dhe të Monës. Po merr edhe prokurorinë, po merr edhe Gjykatën. Opozita nuk i ka dëgjuar mendimet e mia më të rëndësishme. Edhe të mos largohej nga parlamenti, edhe të merrte pjesë në zgjedhje. Përpara keni një njeri që drejtonte partinë e tretë në vend. Dy partitë e mëdha bënë një ligj që godiste partitë e vogla, por unë hyja në zgjedhje' tha ai.
Meta tha se presidenti i duhet maxhorancës për “nja dy-tre firma” për disa detyrime që kanë ndaj ndërkombëtarëve. “Ne kemi një grupim që kërkon të kapi të gjithë shtetin. Shikojë parlamentin si e ke sot, shikojë pushtetin lokal si e ke sot. Shikojë prokurorinë si e ke sot. Kemi një problem, e duan ata dhe presidentin. Jo vetëm që të mos i krijojë këto shqetësime por e duan që dikush aty të hedh ca firma. Deri në 24 korrik 2022 këto firma në atë zyrë nuk hidhen. Ata duan nja dy firma aty, si firma e atij kryetarit të KED. Se kanë dhe ca detyrime ndërkombëtare ata. Ka nja dy tre firma që duhen”, tha kreu i shtetit.
O ilir hajduti me zë e me figur ti je wc e Shqipris. Ti je një nga familjet më të uryera të kombit Shqiptar. Je bër shum nervoz se po e shikon që po të rëshket toka nën këmb vëndi jot përfundimtar është burgu.
PërgjigjuTalle ate derr b*** me kete popull se te ka ardh ne dore dhe sdo kesh mundesi me o politikan leshi. Ky popull te bindet se cfar klase politika ka . Ky Jo duhet shkarkuar por direkt e pas hekurave. Betohen per kushtetut dhe nderkoh e kan ber pacavure e fshijn menderen me te.
PërgjigjuKur do shkarkohet ky njeri-kerme se qelbi dynjane......
PërgjigjuBRAVO Z PRESIDENT JE VERTETE BURRE NUK TE NJIHJA PERPARA DHE GA NJEHERE KAM SHKRUAR KEQ PER TY BRAVO
PërgjigjuKryemafjozi president...apo presidenti kryemafjoz...
PërgjigjuA legen a legen po te vjen ngordhja
PërgjigjuSa te kem Blushin tim dhe Moniklen Parukiere nuk me rruhet fare,,!
Përgjigju