TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka lënë ende të papërcaktuar kohën nëse do ta dekretojë ose jo ministrin e ri të Brendshëm, gjeneralin Sandër Lleshi.
Në studion e SYRI.net në emisionin ‘FAKT’, Meta u shpreh se vendimin për dekretimin e tij do ta marrë do të marrë kohën e duhur për të marrë vendimin e duhur pa u ndikuar nga askush.
‘Do gjej kohën e duhur, për të marrë vendimin e duhur. Presidenti ka për detyrë për të ushtruar të gjitha detyrimet kushtetuese për çdo propozim që i bëhet. Nuk mund të hedh firmë për dekrete formale e aq më tepër për një detyrë të tillë që në momentin aktual, kërkon përgjegjshmëri. Di të marr vendimet e mua, pa u ndikuar nga askush, as nga orët dhe sekondat. Kushtetuta është shumë e qartë, presidenti ka përgjegjësi për çdo firmë që hedh.
Ua kam thënë të qartë kam bërë punën time institucionale, kam bërë përpjekjet e mia, kam qenë mjaft bashkëpunues me institucionet dhe personat e interesuar për këtë çështja, dhe unë i marr vendimet e mia pa i ndikuar nga askush.
Ilir Meta, president
Kërkesa e kryeministrit Rama për dekratimin e Sandër Lleshit ndodhet mbi tavolinën e presidentit të republikës Ilir Meta që prej të dielës. Report Tv mëson se departamenti juridik në presidencë ka gjetur një ngërç juridik i cili konsiderohet pengesë për momentin e që ka vonuar dekretimin e Sandër Lleshit.
Ky ngërç lidhet me nenin 103 të kushtetutës ku thuhet se: “Ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore dhe as të jetë drejtues ose anëtar i organeve të shoqërisë civile”.
Në të tilla kushte presidenca kërkon të dijë nëse Sandër Lleshi vijon të jetë pjesë e forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë në mënyrë që mos të shkelet neni kushtetutës, që e ndalon ministrin të jetë i përfshirë në një veprimtari tjetër shtetërore.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
71.6%
-
Jo
20.8%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 3982
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Idajet Beqiri: Është në pozitë të vështirë! Saliu mund të prish provat pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'
17 Dhjetor, 19:26
-
Nënës së Kryemadhit i kthehet vila te ‘Kodra e Diellit’, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e banesës vetëm për deputeten e PL
17 Dhjetor, 11:29
-
Meta: Gjykata Kushtetuese në krizë, narkoshteti po shkatërron sovranitetin e popullit
16 Dhjetor, 20:57
-
Iu sekuestruan vilat, Kryemadhi me bastun në Apelin e GJKKO: Më thanë dil nga shtëpia, do jetoj në çadër
16 Dhjetor, 12:45
-
Blushi nga Fieri: Rama 'babai' i korrupsionit, Balluku duhet të ishte në burg! Meta u arrestua sepse i denoncoi, SPAK në kontroll të kryeministrit
15 Dhjetor, 19:31
-
PL: Arrestimi i Metës do të çohet në Strasburg! U izolua padrejtësisht për të mos thënë të vërtetat
14 Dhjetor, 15:30
-
VIDEO - Monika Kryemadhi në GjKKO, shpërthen ndaj gazetarëve: Na e morët shpirtin! S’na latë rehat me marr frymë
13 Dhjetor, 13:36
-
34-vjetori i themelimit të PD, Meta uron Berishën nga burgu: PD më e bashkuar! 2025 do të jetë viti i një ndryshimi historik
12 Dhjetor, 11:16
-
PD feston 34-vjetorin, Berisha ‘thur lavde’ për dhëndrin, Metën dhe ish-‘miqtë’ e tij të ndjerë Olldashi, Pashko, Hajdari dhe Bogdani
11 Dhjetor, 20:57
-
Mars 2008/ Akuza e rëndë në sallën e kuvendit, Ilir Meta: Ju nuk e dini, por Sali Berisha ka qenë kundër bombardimeve të NATO-s në Kosovë
7 Dhjetor, 11:33
-
'Berisha u ndihmua nga Suel Çela', Haklaj: Ilir Meta me 20 shtëpi, ngre militantët në protestë
6 Dhjetor, 19:37
-
Berisha tregon pse braktisi protestën e Metës: Ishim të ftuar, por e organizoi PL, jo koalicioni
6 Dhjetor, 15:10
PRESIDENT BAFTJARI NUK E DEKRETON LLESHIN SE KA NDERMEND TE VEJE NE ATE DETYR BES KALLAKUN E IJES .
PërgjigjuPresident me Rekorde qe cilido i di!!! Z. Lleshi eshte njeri i pregatitur ne Europe, i qete, i sakt dhe inteligjent. Kjo i ben te tremben!! Jepe ate dekret o Hobbit
PërgjigjuE pse eshte kaq e veshtire te merret nje vertetim, apo nuk jemi te interesuar qe te kemi nje minister te brendshem?
PërgjigjuKy kokdaulle qē keni s"gjedhut per president eshte me i dhir se tahiri apo ndoje tjeter dhe kjo eshte dhurata e EDI RAMAMES.
PërgjigjuRasti kur i jep rendesi vetes edhe pse s’ke gje ne dore. Qesharak!
Përgjigjume duket se ia paskan friken lleshit, por tani kokdaullen sidomos tani qe esht pajtu me toma doshin ndoshta do te behet faktor dhe te propozoj per minister te brendshem durim bamin