TIRANE- 40 zyrtarë mes tyre dhe dy ish deputetët Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami po hetohen nga prokuroria e Tiranës për akuzën e falsifikimit të formularëve të dekriminalizimit.
Burime nga akuza e Tiranës bënë me dije për Report Tv se tashmë është regjistruar procedimi penal ndaj zyrtarëve të cilët për shkak të ligjit të dekriminalizimit janë larguar nga funksionet publike mes tyre, Deputet, Drejtorë shkollash, këshilltar lokal si dhe drejtorë të institucioneve të ndryshme.
Ky procedim është regjistruar pas materialeve që janë përcjell nga Prokuroria e Përgjithshme në akuzën e kryeqytetit për personat e prekur nga dekriminalizimi, ku mes tyre rezulton dhe një zyrtar i lartë i tatimeve pasi ka qenë i dënuar për goditje për shkak të detyrës.
Por çfarë rrezikojnë këta ish funksionarë publik?
Referuar kodit penal ata po hetohet sipas nenit 190 i cili parashikon se “Falsifikimi ose përdorimi i vulave, i stampave apo i formularëve të falsifikuar ose paraqitja e rrethanave të rreme në këto të fundit, që u drejtohen organeve shtetërore, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet”.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com