Dekriminalizimi, ja ku preket
Kushtetuta sipas Mazhorancës

Dekriminalizimi, ja ku preket<br />Kushtetuta sipas Mazhorancës
Këshilli i Legjislacionit do të marrë së shpejti në shqyrtim amendimet kushtetuese të Partisë Socialiste. Nisma për ndryshimet e Kushtetutës e cila ka marrë 28 firmat e deputeteve të mazhorancës parashikon të prekë një pjesë të neneve të librit themeltar të shtetit .
 
Shqiptarja.com ka siguruar draftin e amendimeve kushtetuese që mazhoranca do të propozojë në këtë Këshill në kuadër të procesit të dekriminalizimit të politikës shqiptare . Amendimet e mazhorancës prekin 10 nene të kushtetutës.

Neni 45 i Kushtetutës Pika 1 e tij parashikon që:
Çdo shtetas që ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, ka të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet partias socialiste propozon që ne fund të kësaj pike të shtohet 1. Përjashtimet nga e drejta për t’u zgjedhur, përcaktohen me ligj të posaçëm të miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
 
Ndërsa neni 71 i cili përbëhet nga 2 ka propozohet të shtohet një pikë e tretë që parashikon se Ushtrimi I mandatit të deputetit ndërpritet në rastet e përcaktuara me ligj të posaçëm të miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
 
Një pikë tjetër që preket është edhe neni 96 , në këtë nen pika 1 parashikon që: 1. Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, si dhe kur vendi i Kryeministrit mbetet vakant, emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend , këtu mazhorancë kërkon të shtoje :
Kryeministër nuk mund të emërohet një shtetas që është i përjashtuar nga e drejta për të mbajtur një funksion publik, sipas përcaktimeve të bëra me ligj posaçëm të miratuar me tri të pestat e të gjithë antarëve të Kuvendit. Poashtu Pas pikës 3 të nenit 107, shtohet pika 4 me përmbajtje:. Nëpunës publik nuk mund të emërohet një shtetas që është i përjashtuar nga e drejta për të mbajtur një funksion publik, sipas përcaktimeve të bëra me ligj posaçëm të miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
Në nenin 109 të librit themlart të shtetit pika tre parashikon Të drejtën e zgjedhjes në këshillat vendorë dhe si kryetar bashkie ose komune e kanë vetëm shtetasit që janë me banim të përhershëm në territorin e njësisë vendore përkatëse ndërsa ndryshimet parashikojnë që këtu të shtohet një paragraf ku thuhet se : “Këtë të drejtë nuk e gëzojnë shtetasit që janë të përjashtuar nga e drejta për t’u zgjedhur apo për të mbajtur një funksion publik, sipas përcaktimeve të bëra me ligj të posaçëm të miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit”
 
Neni 125 pika dy e cila parashikon se Gjyqtarët emërohen për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi, nga radhët e juristëve me kualifikim të lartë dhe me përvojë pune jo më pak se 15 vjet në profesion do të shtohet edhe se “Nuk mund të emërohen si gjyqtarë, shtetasit që janë të përjashtuar nga e drejta për të mbajtur një funksion publik, sipas përcaktimeve të bëra me ligj të posaçëm të miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit” Ne nenin 131 do të ndryshohet vetëm gërma e saj duke u bërë :
 
e)çështjet që lidhen me zgjedhshmërinë dhe papajtueshmëritë në ushtrimin e funksioneve të Presidentit të Republikës , të deputetëve, si dhe me verifikimin e legjitimitetit të personave që ushtrojnë, zgjidhen apo emërohen në funksione publike.
Në nenin 136 i cili përbehet nga vetëm 5 pika kërkohet të shtohet edhe një tjetër pikë që do të shtohet pika 6 që parashikon se Gjyqtarë nuk mund të jenë shtetasit që janë të përjashtuar nga e drejta për të ushtruar një funksion publik, sipas përcaktimeve të bëra me ligj të posaçëm të miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
Edhe neni 149 do të këtë një shtesë , pas pikës 4 do të shtohet pika 5 me përmbajtën se “Prokuror i Përgjithshëm apo prokuror, nuk mund të emërohet shtetasi që është përjashtuar nga e drejta për ushtruar një funksion publik, sipas përcaktimeve të bëra me ligj posaçëm të miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.”
Ndërsa neni i fundit që ndryshon është ai 167 që ka të bej me ushtarakët . sipas të majtëve kërkohet që ne kushtetutë të përcaktohet se : “Ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen ose të emërohen në detyra të tjera shtetërore, të marrin pjesë në parti ose veprimtari politike, apo kur janë përjashtuar nga e drejta për t’u zgjedhur ose emëruar në një funksion publik sipas përcaktimeve të bëra me ligj posaçëm të miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.”

Në këtë nismë për ndryshimin e Kushtetutës, Partia Socialiste ka qenë e vetme, sepse Lëvizja Socialiste për Integrim i ka rezistuar kërkesës së aleatit të madh për t’iu bashkuar draftit për ndryshimet kushtetuese.

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool