Dekriminalizimi, ja lista e 130
zyrtarëve të dyshuar nga opozita
PDF/Lista e zyrtarëve, mes tyre Balili

Dekriminalizimi, ja lista e 130<br />zyrtarëve të dyshuar nga opozita<br />PDF/Lista e zyrtarëve, mes tyre Balili
Partia Demokratike i kërkon Ministrisë së Brendshëshme të verifikojë një listë prej 130 zyrtarësh të cilët sipas saj rezultojnë me rekorde kriminale dhe të dënuar në Republikën e Shqipërisë dhe jashtë saj. Shqiptarja,com ka siguruar listën e plotë me emrat e personave të cilët sipas tyre kanë qenë të dënuar apo proceduar për akuzat që renditen në ligjin për dekriminalizimin.

Keta persona sipas PD jane emeruar në periudhën 15 shtator 2013-30 shtator 2015.

Në listë bie në sy se Partia Demokratike ka kërkuar informacion të detajuar edhe për Klement Balilin, i cili ka qenë drejtor i Transportit Rrugor në Sarandë.

Në kërkesën e demokratëve është listuar dhe Klodian Xhelili, djali i ish- kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelili, i cili sipas PD-së është punonjës i po kësaj bashkie. 

Kërkesa e Komisionit Hetimor “Për verifikimin e emërimeve në administratën shtetërore”, i drejtuar nga Genc Pollo, i është drejtuar ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe për dijeni drejtori të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, të cilëve u kërkon informacione të detajuara për listën me 130 emra.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Manchester City pësoi katër gola nga Celtic, skuadrës së Guardiolës nuk i ndodhte prej katër vitesh

VIDEO/ Manchester City pësoi katër gola nga Celtic, skuadrës së Guardiolës nuk i ndodhte prej katër vitesh