Dekriminalizimi jep efektet e
para, 100 fomularë me probleme

Dekriminalizimi jep efektet e<br />para, 100 fomularë me probleme
Zyrtarët që preken nga dekriminalizimi, ata që kanë plotësuar me mangësi formularët dhe ata që kanë shkelur afatin ligjor duke mos dorëzuar fare formularët në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve kanë qenë pjesë e një diskutimi prej 45 minutash ndërmjet kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe kreut të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Lefteri Luzi.

Takimi është zhvilluar pa praninë e mediave ndërsa burimet sqaruan për Report Tv se Luzi i ka paraqitur kryeprokurorit një sërë problemesh të hasura në formularët e dorëzuar deri më 4 maj 2016 kur ishte dhe afati i fundit.

Dhe pse zyrtarisht ende nuk ka një shifër të personave që rrezikojnë mandatin apo postet për efekt të dekriminalizimit, burimet sqaruan se janë afro 100 zyrtarë të cilët do të kalojnë në një filtër brenda muajit maj për shkak të problemeve të gjetura në formularët e tyre.

Sipas ligjit çdo person që ka probleme me formularin e dekriminalizimit KQZ e kalon për verifikim apo procedim penal në prokurori dhe në raste të të qënit subjekt i këtij ligji menjëherë ndërpritet mandati.

Ndërkohë prokuroria ka kërkuar që të verifikojë dhe formularët e dekriminalizimit të depozituar në Këshillin e Lartë të Drejtësisë nga gjyqtarët e të gjithë vendit.

Në fund të muajit maj pritet që struktura e prokurorisë e ngritur pak javë më parë të dal me një bilanc publik në lidhje me personat që preken nga ligji i dekriminalizimit dhe t'u kërkohet atyre lënia e posteve publike si dhe e mandateve.
 
llalla


Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com) 
 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen