Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Gjoni i dyti në listën shumë emërore e ka fituar mandatin në përputhje me ligjin dhe vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ti dhënë mandatin Gjonit ka qenë i drejtë.
 
Ishte ky konstatimi i kolegjit zgjedhorë pasi mori në shqyrtimin padinë e paraqitur nga kandidati i tretë në listën e LSI Gjon Buna.
 
Kolegji rrëzoi padinë e Bunës duke lënë në fuqi vendimin e KQZ që një javë më parë mandatin pas dorëheqies së Armando Prengës nga PS ja kaloi Gjonit të LSI.



dy.b/shqiptarja.com