Dekriminalizimi,KQZ do verifikojë
të gjithë kandidatët për deputetë

Dekriminalizimi,KQZ do verifikojë<br />të gjithë kandidatët për deputetë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të verifikojë të gjithë kandidatët që do të garojnë për deputetë në zgjedhjet e 18 qershorit.

Kandidatët për deputetë në zgjedhjet e qershorit duhet të plotësojnë formularin e dekriminalizimit dhe një CV të cilat do të bëhen publike në faqen online të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Kandidatët për deputetë duhet të dorëzojnë formularin e dekriminalizimit dhe një CV të secilit kandidat të firmosur prej tyre.  Kjo CV dhe formulari i dekriminalizimit do të jetë online në faqen e KQZ”, u shpreh Hoxhaj. 
 
Publikimi online i informacionit të kandidatëve për deputetë është një risi që u prezantua sot nga zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj.

29 prilli afati i fundit i pranimit të listave 
Hoxhaj gjithashtu ka ritheksuar se data 29 prill është afati i fundit i pranimit të listave të kandidatëve për deputetë. 

“29 prilli është afati i fundit i pranimit të listave. KQZ fillon fillon më pas verifikimin e dokumenteve dhe e mbyll procesin me 5 maj”, tha Hoxhaj.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg