Dekriminalizimi, KQZ i heq
mandatin Tahirit,Selamit,RoshitD.Tahiri e Selami: Do ankimojmë vendimin

Dekriminalizimi, KQZ i heq<br />mandatin Tahirit,Selamit,RoshitD.Tahiri e Selami: Do ankimojmë vendimin
TIRANE-Një dhuratë aspak e këndshme për Vitin e Ri mbërriti nga KQZ, por dy deputetë dhe një kryebashkiak.  Dashamir Tahiri e Shkëlqim Selami nuk do gëzojnë mandatet e deputetëve, po kështu dhe kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranoi sot kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e mandatave të dy deputetëve, Shkëlqim Selami e Dashamir Tahiri si dhe kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi. Nga ky moment, të tre të lartpërmendurit nuk mund të ushtrojnë funksionet e tyre. 

KQZ njëzëri vendosi të shpallë të pavlefshëm dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi. Ky vendim i njoftohet menjëherë Kryeministrit për të vijuar me porcedurat e parashikuara në ligj. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim sipas ligjit, vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Për zotin Shkëlqim Selami, KQZ njëzëri vendosi të shpallë të pavlefshëm dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të deputetit. Vendimi ti dërgohet menjëherë kryetarit të Kuvendit, vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. Kundër vendimit mund të bëhet ankim sipas ligjit.

Për zotin Dashamir Tahiri, KQZ me shumicë votash vendosi të shpallë të pavlefshëm dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të deputetit. Vendimi ti dërgohet menjëherë kryetarit të Kuvendit, vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe  botohet në Fletoren Zyrtare. Kundër vendimit mund të bëhet ankim sipas ligjit”
.



KQZ pranoi kështu kërkesën e Prokurorisë e cila kërkoi pak ditë më parë që të tre të lartpërmendurve t’u ndalohet e drejta të ushtrojnë funksione publike, në zbatim të ligjit të Dekriminalizimit.

Mbledhja e KQZ sot u karakterizua nga debate që zgjaten mbi 1 orë, ndërsa për marrjen e vendimit trupit iu deshën 30 minuta që të shpreheshin.

Anëtari Hysen Osmanaj është shprehur dakord me vendimin e prokurorisë së Përgjithshme për kryetarin e Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi, për Selamin dhe Tahirin.
"Periudha e ndalimit është për jetë për Rroshin dhe unë mbështes konkluzionin e Prokurorisë.  Per deputetin Shkëlqim Selami, për 10 vjet e ka të ndaluar të jetë funksionar publik. Për Dashamir Tahirin fusha e ndalimit është  5 vjet dhe 9 muaj. Mbështes vendimi e prokurorisë".

Ndërkohë kryetari i KQZ-së, Denar Biba edhe pse kishte rezerva për Prokurorinë, duke i kujtuar se ajo dhe vetëm ajo mban përgjegjësi për të dhënat tha se të tre subjektet janë të parashikuara në ligjin e dekriminalizimit.

"Në këtë detyrë KQZ nuk i ka kapacitetet, është prokuroria që merr përgjjegjësinë e gjetjeve që i ofron KQZ. Do të doja që prokuroria ta kishte bërë më saktë verifikimin. A mund të bëjmë ne më katolikun sesa Papa dhe të themi që gjetjet janë të papranueshme. Unë nuk mund ti vë në dyshim gjetjet në thelb të prokurorisë nuk i kam kapacitet për fat të mirë nuk mbajmë përgjegësi. Përgjegjësia i takon Prokurorisë. Të tre subjeketet janë të parashikuara nga ligji për dekriminalizimin dhe do nënkuptojë dhe pasojat përkatëse".




Pjese nga debati i sotem ne KQZ

Denar Biba: U vume në dijeni nga Prokuroria e Përgjithshme me informacionin shtesë që kërkuam ne për dy deputetët dhe kryetarin e Bashkisë Kavajë. Nuk është materiali më i mirë i mundshëm, por përgjigja ka ardhur

Avokati i Dashamir Tahirit, Fatmir Braka: Është një info i ri çka do të thotë se ka gjykim të ri.

Denar Biba: Nuk kemi material të ri, pak ka ndryshuar, janë bërë saktësime. Prokuroria i qëndron atyre që kishte parashtruar në fillim për 3 subjektet

Avokati i Tahirit: Prokuroria ka thelluar gabimin e saj. Informacioni është i pasaktë dhe i paplotë.
 
Avokati i Elvis Rroshit, Theodhori Sollaku: Për Elvis Rroshin nuk ka asnjë datë të një vendimi gjykate. Eshtë momenti të reflektoni me vendimarrjen pasi nuk ka vendim gjyqësor pas asnjë datë. Ne u kemi paraqitur dëshmine e penalitetit nga pala italiane

Avokati i Shkëlqim Selamit, Genci Çifligu: Kemi vendimet e organeve të drejtësisë

Klement Zguri: Nëse nuk ka moral dhe një marrëveshje do ikin disa dhe vijnë të tjerët. Hipokrizi e politikës, pasi kush i ndalon udhëheqësit të vënë në poste të inkriminuarit. Klasa politike i mbështet të inkriminuarit vetë. Për rastet konkrete do shprehem me vendimarrje

Denar Biba: E gatuajne vetë ata të politikës e na kërkojnë ne ta lajmë këtu. Shpresojmë që rast pas rasti të filtrohen elemente të tillë nga institucionet qendrore të mos ketë me persona të tille.
 
Gezim Veleshnja: Duhet të jemi zbatues rigoroz të ligjit. Propozoj që debatin për vendimarrje ta bëjmë jashtë kësaj sallë.

Osmanaj: Për Shkëlqim Selamin, prokuroria e ka përcaktuar tamam fushën e veprimit. Aktualisht ato për 10 vjet e ka të ndalur të jetë funksionar. Për Dashamir Tahirin përsëri nga gjetjet e Prokurorisë është në fushën e ndalimit që parashikohet në ligj.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Pazari i radhës Rama-Berisha, për të mbajtur sistemin gjallë

Pazari i radhës Rama-Berisha, për të mbajtur sistemin gjallë