Pas shqyrtimit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme, Frederik Vorfit iu hoq mandati, pasi prekej nga ligji i dekriminalizimit.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimin: “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme, për funksionarin publik Frederik Vorfi, anëtar i Këshillit të Bashkisë Mirditë, në zbatim të ligjit nr.138/2015 "Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
KQZ vendosi të shpallë të pavlefshëm mandatin e anëtarit të Këshillit të Bashkisë Mirditë, Frederik Vorfi” thuhet në njoftimin e KQZ për mediat.
Nga ligji i dekriminalizimit përveç deputetëve janë prekur edhe disa këshilltarë këtë mandat duke u larguar.
dy.b/shqiptarja.com