Dekriminalizimi,KQZ mblidhet javën
tjetër për Roshin, Selamin e Tahirin

Dekriminalizimi,KQZ mblidhet javën<br />tjetër për Roshin, Selamin e Tahirin
Komisioni Qendror i Zgjedhejeve pritet të mblidhet javën e ardhshme pas konkluzioneve të Prokurorisë së Përgjithshme për ndërprerjen e mandatit për dy deputetët Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami si dhe për kryebashkiakun e Kavajës Elvis Roshi.
 
Burime nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëjnë me dije  për REPORT TV se do të shqyrtohen të gjitha opsionet për interpretimin e ligjit, pasi ka ende paqartësi për rolin e KQZ në këtë proces.
 
Sipas të njëjtave burimeve mësohet se kjo paqartësi lidhet me rolin e KQZ nëse do të jetë formal  apo ky institucion do të duhet të verifikojë të gjithë dokumentacionin që shërbeu në vendimarrjen e  Prokurorisë.
 
Shqyrtimi i konstatimeve të Prokurorisë së Përgjithshme nga Komisioni Qendror i zgjedhjeve bëhet për herë të parë dhe duke qenë se është një praktikë e re do të shërbejë edhe si standrat për trajtimin e rasteve të tjera.
 
Kjo sfidë u pranua një ditë më parë edhe për gazetën Shqiptarja .com edhe nga kryetari i KQZ denar Biba i cili  tha se kjo vendimmarrje nuk është e thjeshtë, pasi KQZ nuk po ndërton një praktikë për emrat përkatës që ju qëllon të jenë të parët në këtë gjykim, por për precedentin procedural. Me marrjen e përgjigjes zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme, KQZ  pritet të mblidhet për t’u shprehur me vendim.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Demokracia lëngon', Bamir Topi në 'Repolitix': Bipolarizim! Pushteti i opozitës ekuivalent me fuqinë që ka kryeministri

'Demokracia lëngon', Bamir Topi në 'Repolitix': Bipolarizim! Pushteti i opozitës ekuivalent me fuqinë që ka kryeministri