Ka qenë zëdhënësja e këtij institucioni e cila në një dalje për mediat, ka thënë se verifikimi ka nisur nga ekspertët.
“Prokurori i Përgjithshëm me shkresë të datës 10 maj 2016, i ka kërkuar KQZ-së që kjo e fundit, të kryejë verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të z. Elvis Roshi me detyrë Kryetar i Bashkisë kavajë, sepse ka rezultuar që nga të dhënat e paraqitura në formular nga subjekti deklarues, ka paqartësi dhe mungesë informacioni. Struktura e posaçme tashmë në zbatim të ligjit për dekriminalizimin, ka nisur verifikimin e të dhënave në formularët e vetëdeklarimit, ku përfshihet edhe verifikimi i të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të z. Elvis Roshi” ka thënë Drilona Hoxha.
Ajo ka shtuar se, KQZ ka ngritur strukturën e posaçme për regjsitrimin, administrimin dhe përpunimin e formularit të vetëdeklarimit dhe ka pranuar depozitimin e 1828 formularëve nga 1836 funksionarë që kanë detyrimin sipas këtij ligji,deri në datën 4 maj e cila ishte data e fundit, për pranimin e formularëve.
Këto formularë, sipas saj, janë regjistruar në regjistrin e veçantë me numrin unik të identifikimit. Ndërkohë, ajo ka theksuar se 53 këshilltarë bashkiakë ende nuk kanë plotësuar formularin e vetëdeklarimit.
“Nga verifikimi i subjekteve vetëdeklaruese ka rezultuar se: 25 vetëdeklarime janë bërë nga subjekete që nuk mbartin detyrimin për vetëdeklarimin në KQZ. Këto vetëdeklarime do t’i përcillen KQZ-së me propozimin për kthimin mbrapsht të praktikave. 53 këshilltarë bashkiakë, nuk kanë bërë deklarimin brenda afatit ligjor, emrat e tyre do t’i përcillen KQZ-së me propozimin për kryerjen e procedurave për heqjen e mandatit të tyre” ka shtuar Hoxha.
Ajo ka theksuar se, KQZ ka nisur procedurat për verifkikimin e të dhënave për të gjithë subjektet vetëdeklaruese, pranë zyrave të gjendjes civile dhe zyrave të gjendjes gjyqësore sikundër e kërkon ligji. Çdo rezultat i verifikimit nga struktura e poasaçme do t’i relatohet KQZ-së, e cila ka kompetencën e vendimmarrjes në zbatim të dispozitave të ligjit për dekriminalzimin.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)