Ndërkohë, Partia Demokratike dhe aleatët e saj ende nuk janë regjistruar në KQZ por në bazë të marrëveshjes së re politike kanë afat deri në datën 26 maj.
Report Tv u interesua pranë KQZ–së për kohën që i nevojitet këtij institucioni për të kryer verifikimet e duhura nëse kandidatët e djathtë kanë probleme me ligjin.
Të njëjtat burime sqarojnë se verifikimi i kandidatëve nis që në momentin që ato regjistrohen në KQZ, proces ky që do të vijojë edhe gjatë ditëve të para të fushatës elektorale.
'I hiqet mandati kush ka probleme me ligjin'
Në rast se nga verifikimi do të rezultojnë probleme në zbatim të ligjit të dekriminalizimit në këto lista të kandidatëve, KQZ i drejtohet institucioneve përkatëse për informacion, siç është Drejtoria e Burgjeve apo Prokuroria.
Më pas, nëse ka kandidatë që janë në kushtet e pamundësisë për të garuar, atëherë atyre u hiqet mandati.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com