Procesi i zbatimit të ligjit të dekriminalizimit ka hyrë në fazën më delikate. Pas përfundimit të afatit për dorëzimin e deklaratave, hapet rruga për verifikimin e tyre. Pikësëpari, çdo formular vetëdeklarimi regjistrohet në regjistër me një numër unik identifikimi, si dhe ruhet e dokumentohet në rrugë elektronike. Organet përgjegjëse, brenda 15 ditëve nga skadimi i afatit, bëjnë publike listën e funksionarëve publikë që kanë depozituar formularët e vetëdeklarimit pranë tyre.
Si rregull, në çdo rast, organi përgjegjës për administrimin merr masa për publikimin e vetëdeklarimeve në faqen zyrtare të tij në internet. Ndërkaq, publikimi është i detyrueshëm nëse kërkohet nga një subjekt i interesuar. Po ashtu, brenda 5 ditëve nga skadimi i afatit, organi përgjegjës evidenton funksionarët publikë që nuk kanë depozituar formularët e vetëdeklarimit.
Në këtë rast, organi përgjegjës e trajton këtë rast si refuzim për të deklaruar dhe personi trajtohet sikur të ketë rezultuar në një nga rrethanat që përbën kusht për ndalimin e zgjedhjes apo emërimit të tij në funksionin publik.
Ndërkaq, brenda 3 muajve nga skadimi i afatit, organi përgjegjës për administrimin e formularit të vetëdeklarimit është i detyruar të verifikojë të dhënat e deklaruara nga personi dhe kryen të gjitha veprimet dhe procedurat e parashikuara. Prokuroria e Përgjithshme, nga ana e saj, kryen verifikimet për funksionarët publikë aktualë, sipas të njëjtave rregulla. Brenda 10 ditëve nga përfundimi i rezultateve të verifikimit, nëse provohet se ekzistojnë rrethanat për ndalimin e zgjedhjes apo emërimit, organi përgjegjës zbaton procedurat e nevojshme.
Struktura që kontrollon formularët
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ngritur një strukturë të posaçme për regjistrimin, administrimin dhe përpunimin e formularit të vetëdeklarimit, si dhe krijimin e një regjistri të veçantë, ku do të regjistrohet çdo formular vetëdeklarimi i paraqitur nga subjektet deklaruese. Struktura përgjegjëse përbëhet nga Drejtori i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, Drejtori i Drejtorisë Juridike, Drejtori i Drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit dhe stafi në varësi të këtyre drejtorive.
Formulari i vetëdeklarimit regjistrohet në një regjistër të posaçëm, i cili do të ketë një numër unik identifikimi, datën e regjistrimit, gjeneralitetet e funksionarit publik deklarues, funksioni publik që kryen, apo për të cilin do të kandidoj, numrin e fletëve, kontaktet, adresa dhe hapësirën e posaçme për nënshkrimin e subjektit deklarues.
Trajtimi i funksionarëve aktualë
Funksionarët publikë detyrohen me ligj të kryejnë vetëdeklarimin dhe ta depozitojnë pranë organit kompetent. Nëse provohet se ekzistojnë rrethanat për ndalimin e zgjedhjes apo emërimit, zbatohen procedurat e nevojshme kushtetuese apo ligjore për mbarimin e mandatit apo shkarkimin nga detyra.
Në rastet kur organet e ngarkuara nga Kushtetuta apo ligji për konstatimin e mbarimit apo pavlefshmërisë së mandatit, ose shkarkimin nga detyra të funksionarit të lartë publik, nuk veprojnë brenda 10 ditëve nga përfundimi i rezultateve të verifikimit, me kërkesë të 1/5 së deputetëve të Kuvendit, çështja i përcillet për shqyrtim Gjykatës Kushtetuese, e cila vendos konstatimin e mbarimit apo pavlefshmërisë së mandatit, ose shkarkimin nga detyra të funksionarit të lartë publik, kur plotësohen kushtet dhe rrethanat, sipas këtij ligji.
Redaksia Online
(A.N/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com