Partia Demokratike ka akuzuar dje Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se po fsheh krimet e të inkriminuarave, në funksione të larta publike. Deklarata u artikulua nga kryetari i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, ndërsa mesazhi ishte për kryetaren e KQZ, Lefterie Luzi. Kjo e fundit është konsideruar si një investim i Jozefina Topallit në krye të komisionit qendror të administrimit të zgjedhjeve në Shqipëri. Por, devijimi i zonjës Luzi nga urdhrat e Partisë Demokratike, është përjetuar me nervozizëm nga opozita. Akuzat e para në adresë të kryetares së KQZ erdhën gjatë zgjedhjeve të fundit lokale, ku në disa vendimmarrje të rëndësishme, Luzi bashkoi votat me përfaqësuesit e mazhorancës, e cila çuditërisht ishte pakicë në komision.
Ndërkaq, ditën e djeshme, nga selia e opozitës, ka ardhur sulmi i radhës në adresë të KQZ. Madje, opozita e konsideroi zonjën Luzi si pjesë të lojës për të bllokuar zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.“Është e qartë se këto nuk janë skandeca kohore, por pengesa kriminale për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit. Partia Demokratike i kërkon sot Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të zbatojë ligjin, dhe jo paktin me krimin.
/Shqiptarja.com