Një ditë pasi kreu i opozitës u bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast në lidhje me emërimet e persona me të shkuar kriminale në administratën publike, në faqen zyrtare në internet të PD.al është publikuar formulari i këtyre denoncimeve.
Në hapësirën ku mund të bëhen denoncimet PD u kërkon qytetarëve të denoncojnë dijeninë e fakteve të padeklaruar prej funksionarëve.
Në këtë linjë PD u kërkon atyre që denoncojnë, të japin informacion rreth emrit të funksionarit, institucionit ku ai punon si dhe funksionin që ushtron.
Gjithashtu PD i fton ata që të plotësojnë të dhënat e personave të dyshuar për të shkuarën kriminale duke dhënë informacione për dijeninë e rasteve ku ka pasur dënime penale, arrestime apo ndalime e madje edhe për shtetet përkatëse.
Ndonëse zyrtarët pas miratimit të ligjit të dekriminalizimit duhet të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit, në portalin e denoncimeve nga PD kërkohet që qytetarët të japin informacion nëse ka dijeni për persona që kanë pasur më shumë se sa një emër e që ushtrojnë funksione publike.
4 maji ishte afati i fundit kur zyrtarët duhet të plotësonin formularin e vetëdeklarimit.
Me mbylljen e këtij procesi institucionet përgjegjëse që vënë në lëvizje mekanizmat për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, siç është KQZ dhe DAP, prokuroria ka nisur procesin e verifikimit rast pas rasti.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
qytetarët:Denonconi të inkriminuarit">