Dekriminalizimi, Piroli s'dorëzoi
formularin, mandati i PS i kalon LSI

Dekriminalizimi, Piroli s'dorëzoi<br />formularin, mandati i PS i kalon LSI
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar dje përmes një deklarate për shtyp se pse nuk e ka zëvendësuar menjëherë Armando Prengën.

KQZ thotë se bazuar në ligjin për dekriminalizimin, kandidati pasardhës, Kastriot Piroli duhet të dorëzonte formularin e vetëdeklarimit, procedurë kjo që do të ndiqet me siguri dhe për kandidatin tjetër që vjen nga lista e LSI-së. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën me dije se, me shkresën e datës 27.02.2017, nr. 735/1 prot, të Kuvendit të Shqipërisë u njoftua për krijimin e vakancës për shkak të mbarimit të mandatit të deputetit të Partisë Socialiste Armando Prenga, Qarku Lezhë. 

Pas marrjes së njoftimit, në zbatim të nenit 164 të Kodit Zgjedhor,  nenit 11 të ligjit 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, dhe vendimit të Kuvendit nr.17/2016, KQZ me shkresën e datës 01.03.2017, nr. 1328 prot, njoftoi kandidatin e radhës në listën shumemërore të Partisë Socialiste në Qarkun Lezhë, z. Kastriot Piroli, për depozitimin e formularit të vetëdeklarimit brenda 10 ditëve. Pas marrjes së njoftimit të KQZ-së, afati i fundit për dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit ishte data 16.03.2017. Në përfundim të afatit, rezulton se z. Kastriot Piroli nuk e dorëzoi në KQZ formularin e vetëdeklarimit.

Në zbatim të nenit 11 të ligjit 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” dhe pikës 3 të kreut II të vendimit të Kuvendit nr. 17/2016, KQZ konstaton se z. Piroli ndodhet në kushtet e moszgjidhshmërisë dhe ndërpret procedurën për propozimin e këtij subjketi për të marrë mandatin e deputetit.  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vazhdojë menjëherë zëvendësimin e vakancës së krijuar sipas përcaktimeve të nenit 164 të Kodit Zgjedhor”,-thuhet në sqarim.

Në këtë deklaratë, KQZ nuk përmend një shkresë dorëheqjeje që Piroli bëri publike në media ditën e mërkurë. Por në këto kishte, nuk ka më asnjë dyshim. Mandati i Prengës i shkon tashmë LSI-së. Kandidati i fundit i listës së PS-së, Kastriot Piroli i ka dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Kuvendit një shkresë ku paraqet tërheqjen e tij nga kandidimi. Kjo lëvizje e papritur dorëheqjeje e Kastriot Pirolit përshpejton procesin dhe e dërgon menjëherë mandatin tek partia e Metës, pasi PS-së i shteron lista.

Bazuar në Kodin Zgjedhor, mandati i kalon partisë më të madhe aleate. Në këtë rast mandati i kalon LSI-së, dhe për pak kohë, deri në 18 qershor, deputete bëhet Erisi Zaimi, kandidatja femër e LSI-së. Në interpretim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mandati mund të shkojë edhe për Petrit Gjonin, numrin dy të listës së LSI-së në këtë qark, nëse Kodi Zgjedhor do të interpretohet në favor të tij në këtë rast. 


dy/bshqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg