Dekriminalizimi, Selami-Llallës:
Iu zuri korrenti, por jam i pastër!

Dekriminalizimi, Selami-Llallës:<br />Iu zuri korrenti, por jam i pastër!
Deputeti i LSI, Shkëlqim Selami në një dalje për mediat për t’iu përgjigjur interesit të gazetarëve ka mohuar akuzat ndaj tij, ndërsa ka deklaruar se mandatin nuk ia heq dot asnjë njeri, pasi është i pastër.
 
Selami ka akuzuar se gjithçka që po bëhet në lidhje me të ardhmen e mandatit të tij ka prapavijë të fortë politike.
 
E gjitha ka prapavijë politike, jam i pastër. Nëse do kisha probleme me nuk do kandidoja. Më lini rehat.
 
Unë punoj për problemet e qytetarëve dhe halleve të tyre. Nuk mund të bëhet pis figura ime, nuk ma heq dot njeri mandatin
"tha deputeti i LSI.
 
Deputeti i LSI, ka shpërthyer edhe ndaj prokurorisë për kërkesën që i drejtoi KQZ për pezullimin e mandatit.
 
"Nuk e kuptoj nxitimin e prokurorisë shqiptare, për çfarë iu zë korrenti o vëlla, si e keni hallin, mbani qetësinë, ca letrash doni, letrat i keni" tha ai.
 
Gjithashtu ai u shpreh se “Do kalojnë dekada që të vijë ndonjë i dyti si unë në Vlorë. Ma kanë dhënë vlonjatet mandatin, kam shërbyer dhe kam ndryshuar standardet.
 
Jam gjendur pranë tyre për problemet dhe vështirësitë që kalojnë
” deklaroi Selami.

Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar Komisioni Qendror të Zgjedhjeve pezullimin nga detyra të dy deputetë të Qarkut të Vlorës, Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami si dhe të kryetarit të Bashkisë së Kajavës, Elvis Roshi, pasi preken nga ligji i dekriminalizimit.
 
Sipas Prokurorisë, edhe Shkëlqim Selami, me funksion “Deputet”, rezulton se nuk ka deklaruar në formularin e “Dekriminalizimit” të dhëna për një masë sigurimi “arrest me burg”, nxjerrë ndaj tij nga ana e gjykatës së Brindizit, si i dyshuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale që merrej me “Trafikim të qënieve njerëzore”.

Masa ndaj tij është dhënë në vitin 1994 dhe është ekzekutuar në vitin 2006. Në kuadër të kësaj mase, ai ka qëndruar një javë në paraburgim në Brindizi dhe më pas është lënë i lirë, në vijim të hetimit.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Pazari i radhës Rama-Berisha, për të mbajtur sistemin gjallë

Pazari i radhës Rama-Berisha, për të mbajtur sistemin gjallë