'Falsifikoi vulën e drejtorit të ujësjellësit'/ Prokuroria mbyll hetimet: Kryebashkiaku i Librazhdit i pastër, s'e prek dekriminalizimi!

'Falsifikoi vulën e drejtorit të ujësjellësit'/ Prokuroria mbyll hetimet: Kryebashkiaku i Librazhdit i pastër, s'e prek dekriminalizimi!

Kryebashkiaku i Librazhdit, Kastriot Gurra

TIRANË- Kryebashkiaku i Librazhdit, Kastriot Gurra nuk e prek ligji i dekriminalizimit, e për pasojë do të vijojë të kryejë detyrën. Pas hetimeve të kryera, Prokuroria e Përgjithshme ka dalë në përfundimin se  Gurra nuk rezulton të jetë shpallur në kërkim e aq më tepër që të jetë dënuar për falsifikim të vulave, siç Lëvizja Qytetare Sopoti, me përfaqësues Rexhep Hanën pretendonte.

Në dokumentin që Shqiptarja.com disponon thuhet se "Kastriot Gurra nuk është dënuar me vendim të formës së prerë nga një gjykatë e huaj apo shqiptare; nuk është dënuar me vendim jo përfundimtar së prerë nga një autoritet gjyqësor shqiptar ose i huaj; nuk ka qenë asnjëherë në hetim ose gjykim nga një autoritet i huaj për kryerjen e një vepre penale; nuk ka qenë ndonjëherë i ndaluar apo i arrestuar nga organet ligjzbatuese për kryerjen e një vepre penale".

Gurra u denoncua në 2 shkurt nga Lëvizja Qytetare Sopoti, sipas së cilëve ai kishte falsifikuar vulën e Drejtorit të Ujësjellësit në Librazhd në vitet 2007-2008 për formimin e një bordi të ri me qëllimin vendosjen e një drejtori të ri në krye të ujësjellësit. Megjithatë, një pretendim i tillë u hodh poshtë nga Prokuroria e Përgjithshme.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kajaku: 08/06/2020 17:35

    Si Çuni I Gruevskit qenka

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ I bie të fikët, Veliaj i vjen në ndihmë qytetares në aeroportin e Hanoverit

VIDEO/ I bie të fikët, Veliaj i vjen në ndihmë qytetares në aeroportin e Hanoverit