I pari është ai që shtjellon me tej procedurat që do të ndiqen. Një tjetër akt normativ do të përcaktojë listën e shteteve ku kandidatët për deputete kanë çështje të hapura penale, qoftë dhe me identitet tjetër janë dëbuar ose janë në kërkim ndërkombëtar. Listës së vendeve anëtare të BE-së, SHBA-së, Kanadasë dhe Australisë prej nga ku do të merret informacion do t’i shtohen dhe shtete të tjera të Evropës dhe kontinenteve të tjera. Akti kryesor normativ që do të duhet të nxjerrë kuvendi për të bërë të zbatueshëm ligjin është dhe formulari i vetëdeklarimit.
Të dhënët e tij do të menaxhohen nga institucionet ku individët që i nënshtrohen ligjit punojnë. Ndërsa vërtetësia e këtyre të dhënave do të verifikohet nga prokuroria në bashkëpunim me organet e drejtësisë të shteteve që bëjnë pjesë në listën që do të miratojë parlamenti. Ligji dekriminalizimit u miratua në 17 dhjetor, ndërsa hyn në fuqi në 7 janar , 15 ditë pas botimit në fletoren zyrtare. Sipas nenit 17 të tij , aktet normative duhet të miratohen brenda 2 muajsh. Mazhoranca dhe opozita bëhen bashkë për të ndaluar zgjedhjen në poste publike të personave të inkriminuar.
Një vit pas marrëveshjes së 24 dhjetorit të negociuar nga ndërkombëtarët, 131 ligjvënësit e së majtës dhe të së djathtës, të pranishëm në seancën e plenare të 17 dhjetorit, kanë votuar pro ligjit për dekriminalizimin, por dhe ndryshimeve kushtetuese që bëjnë të mundur implementimin e ligjit. Ligji i ri sjell kufizimin e zgjedhjes si deputet, kryetar bashkie, por edhe poste publike të personave të kanë kryer vepra të ndryshime penale të cilat detajohen në ligj ndërsa saktësohet se periudha e kufizimit mund të jetë nga disa muaj deri në përjetësi.
n e zgjedhjes si deputet, kryetar bashkie, por edhe poste publike të personave të kanë kryer vepra të ndryshime penale të cilat detajohen në ligj.
Vendosmëria e Lu: Drejtësia është udhëzim nga Obama
“SHBA nuk do të gjejë qetësi sa kjo të përfundojë”
Ambasadori amerikan, Donald Lu, deklaroi se reforma e propozuar e sistemit gjyqësor është thelbësore për shpresat e vendit për anëtarësim në BE. “Kjo është reforma më e rëndësishme në 25 vite që nga rënia e komunizmit”, tha ai në një intervistë dhënë agjencisë “BIRN”. Por, përse i gjithë ky investimin personal i ambasadorit Lu?. “Po bëjmë thjesht punën tonë. Të gjithë ne në Ambasadën amerikane jemi të përqendruar në reformën në drejtësi për shkak të udhëzimit direkt nga zyrtarë të lartë në Shtëpinë e Bardhë dhe në Departamentin e Shtetit. Ata na kanë thënë qartësisht se prioriteti numër një i qeverisë amerikane në Shqipëri është të mbështesë reformat e nevojshme për pranimin e Shqipërisë në BE”, deklaroi Lu.
Lu tha se ai ishte i bindur se reforma ka potencialin t’i japë fund pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë dhe të ndalojë korrupsionin politik, por paralajmëroi se shqiptarët “nuk duhet të presin një mrekulli brenda natës”. “Verifikimi dhe largimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve mund të marrë tre vite ose më shumë. Rekrutimi dhe trajnimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit për të kryer hetimet antikorrupsion do të kërkojë më shumë se një vit. Krijimi i këshillave të caktimit të gjyqtarëve dhe organeve disiplinuese do të marrë disa muaj kohë. Do të jetë një sistem ku gjyqtarët dhe prokurorët do të japin llogari”, u shpreh Lu. Në fund të intervistës, Lu këmbënguli kur tha se “SHBA nuk do të gjejë qetësi” derisa procesi të përfundojë.
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)