Dekriminalizimi, zbardhet
kërkesa e Prokurorisë për KQZ

Dekriminalizimi, zbardhet<br />kërkesa e Prokurorisë për KQZ
TIRANE-Report Tv zbardh kërkesat e Prokurorisë dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ndërprerjen e mandatit të tre të zgjedhurve, deputetëve Dashamir Tahiri, Shkëlqim Selami dhe kryebashkiakut Elvis Roshi.

Në këto kërkesa seksioni i dekriminalizimit ka përshkruar dhe dënimet e fshehura të të zgjedhurve, ku rezulton se deputeti Shkëlqim Selami është hetuar dhe dënuar në kuadër të një organizate kriminale të trafikut të qenieve njerëzore.

Në faksimilen e siguruar nga Report Tv prokurori Petrit Fusha i cili ka hetuar rastin e deputetit Selami ka renditur faktet se Selami është arrestuar më 31/08/2006 dhe ky urdhër arresti i ekzekutuar në 2006 është lëshuar në 03/10/1994 si masë sigurie personale “arrest me burg në mungesë”.

Në këtë masë sigurimi deputeti Selami është hetuar së bashku me persona të tjerë dhe në kopjen e vendimit gjyqësorë që Report Tv disponon rezulton se tre gjyqtarët italian Rodoslo Boseli, Domenico Toni dhe Katia Pinto e kanë gjykuar Selamin në mungesë së bashku me 7 persona të tjerë pesë shqiptarë dhe 2 italianë.

Sipas të njëjtit dokument rezulton se, të dhënat për hetimin e arrestimin e Selamit, prokurori Fusha i ka siguruar nga zyra ndërlidhëse e policisë italiane e cila me shkresën 100 B -302-2 Pro dt.19/12/2016 i sjell palës shqiptare informacion për masën e sigurisë të vitit 1994 ndaj Selamit dhe arrestimin e këtij të fundit në Gusht të vitit 2006.

Vetë Selami para hetuesve ka deklaruar se këto të dhëna si ka pasqyruar në formularin e vetdeklarimit pasi nuk ka patur dijeni.

Ndërkohë për deputetin Dashamir Tahiri rezulton se informacioni për problemet me drejtësinë në Itali ka mbërritur nga zyra e Europol ku prej vitit 1995 ai është i skeduar në Foggia të Italisë për krime të lidhura me falsifikime parash.

Po sipas zyrës së Europol, deputeti Tahiri rezulton se në vitin 2009 është dënuar me 9 muaj burgim për përdorim të patentës shqiptare të falsifikuar në territorin Italian.

Vetë Tahiri para prokurores Alma Muca rezulton të jetë shprehur se s'ka pasur dijeni për këtë dënim dhe ishte hera e parë që e dëgjonte.

Një sërë dënimesh janë rënditur dhe nga prokurorja Rovena Gashi për kryebashkiakun e Kavajës Elvis Roshi. 

Në këtë kërkesë nuk pasqyrohen deklarimet e Roshit, por publikisht ai vetë ka deklaruar se për dënimin e Italisë të vitit 1995 të pretenduar nga akuza se ka pasqyruar në formularë pasi nuk ka pasur dijeni.


(Prokuroria e Pergjithshme per Elvis Rroshin)

(Prokuroria per Dshamir Tahirin)
  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'PD ka më shumë frikë nga të vetët', Bamir Topi: Mazhoranca ka strukturë të qëndrueshme elektorale! Rama luan në fushë të madhe

'PD ka më shumë frikë nga të vetët', Bamir Topi: Mazhoranca ka strukturë të qëndrueshme elektorale! Rama luan në fushë të madhe