Trajneri i Spanjës, Vincente Del Boske është shprehur tejet i zhgënjyer pas humbjes me Kilin dhe eliminimin nga botërori duke deklaruar se në vazhdim do të analizohet gjithçka me qetësi duke mos e përjashtuar mundësinë e largimit. “Treguam karakter duke sulmuar,por nuk ishim të suksesshëm.
Bëmë përpjekje të madhe, por mungonte diçka në lojën tonë. Në të dyja takimet nuk ishim superiorë. Kemi 24 apo 25 ditë që jemi të gjithë bashkë dhe mendonim se ishim në kushte optimale. Pjesa e dytë e ndeshjes ndaj Holandës dhe e parë ndaj Kilit ishin të vështira për ne.
Kili luajti me forcë të jashtëzakonshme fizike, kurajo dhe trimëri. Ne luftuam deri në fund por për fat të keq nuk ia dolëm. Megjithatë duhet kohë për të analizuar gjithçka. Mendoj se ky ekip është i mirë dhe i aftë por duhet të marr vendimin e duhur për të mirën e futbollit spanjoll” deklaroi ai.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com