Fitorja e ekipit të Bajnerit dhe Borusias përballë dy ekipeve spanjolle në gjysmëfinalet e ligës së Kampioneve i ka dërguar një sinjal të fortë edhe Del Boskes se nuk do të ketë shumë të lehtë përballë Gjermanisë në Kupën e Botës.
“Ata e kanë bazuar lojën e tyre në fuqinë fizike dhe zotërimin e lojës.
Kjo duket qartë në gjysmëfinalet e para të Champions League. Bajern Mynih dhe Borusia Dortmund janë furnizuesit kryesorë të kombëtares Gjermane që do të jetë gjithashtu edhe pretendentja kryesore për të fituar Kupën e Botës 2014” thotë tekniku i Spanjës.
Megjithatë ai ka besim të plotë se Spanja do të dominojë në Brazil 2014.
/Shqiptarja.com