Mësohet emri i gruas që tentoi të trafikonte kanabis drejt Kakavijes, ditën e djeshme në autobusin e linjës Berat-Athinë. Gruaja është Dashuri Çeremi, 55 vjeç.
Ajo po udhëtonte në autobusin e linjës me destinacion Greqinë, ndërkohë që policia njofton se droga është pikasur nga punonjësit e policisë në vijën e dytë të kontrollit.
Njoftimi i plotë:
Policia Kufitare godet një tjetër tentativë për trafik të lëndëve narkotike.
Sekuestrohen rreth 1.5 kilogram lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Arrestohet në flagrancë një shtetase.
Në vijim të masave të marra nga ana e Polcisë Kufitare për rritjen e forcës parandaluese, evidentuese dhe goditëse ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, qënieve njerëzore, si dhe mallrave kontrabandë, shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije në bashkëpunim me shërbimet doganore kanë evidentuar dhe goditur një tentativë për trafik të lëndëve narkotike.
Shërbimet e Policisë Kufitare, kanë përzgjedhur për kontroll më të detajuar në vijë të dytë një autotobus të linjës Berat-Athinë.
Nga kontrolli i detajuar i kryer nga punonjësit e Policisë Kufitare në vijën e dytë ka rezultuar se në një kovë me reçel ishte fshehur një pako e mbështjellë me letër natriban e mbushur me lëndë narkotike Cannabis Sativa me peshë rreth 1.5 kilogramë.
Menjëherë është njoftuar grupi Hetimor, ku kanë mbërritur Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, ku nga veprimet e kryera rezultoi se sasia e lëndës narkotike dyshohet se është dërguar nga shtetasia:
- Dashuri Çeremi, 55 vjeçe, banuese në Berat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.