Qyteti fantazëm i Morlley në Kolorado të SHBA është në shitje për 220.000 $ dhe kjo marrëveshje vjen me pamje gjithëpërfshirëse dhe një minierë të braktisur.
Ky qytet i quajtir 'Cima' ose samiti në spanjisht – ndodhet rreth gjashtë kilometra larg Rrugës së Sante Fe.
Kohë më parë, Morley ishte shuëm aktive dhe me një minierë qymyri. Kjo minierë fillimisht u hap nga Colorado Fuel and Iron Company në fillim të shekullit të 20, si një stacion hekurudhor dhe vend për të pushuar punëtorët, para se të shndërrohej në një qytet me minierë qymyri.
Në kulmin e tij, qyteti kishte 600 banorë, pothuajse të gjithë të punësuar nga kompania dhe thuhej se prodhonte 600 ton qymyr në ditë. Morley gjithashtu kishte një kishë, shkollë dhe zyrë postare.
Por për qytetin ka edhe legjenda të vjetra. Ka gojëdhëna se shpërthimi i minierës në vitin 1909 vrau shumë punëtorë brenda saj dhe lëshoi gaz metan në ajër.
Një person thotë se numri i të vdekurve ishte të paktën 300 dhe pretendon se në atë kohë ishte fatkeqsia më e madhe e shkaktuar nga dora e njeriut.
Por historianët thonë se faktikisht nuk ka të dhëna për një shpërthim të përmasave të tilla. Për shkak të rrezikut, njerëzit përdornin vetëm mushkat për të punët në minierë.
Miniera e qytetit u mbyll në vitet 50’ pasi nuk mund ia vlente më financiarisht.
Morley është e mbushur me kujtime të të shkuarës dhe të ecësh në këtë qytet prej 55 hektarësh është si të ecësh pas në kohë. Fasada e kishës katolike St. Aloysius është ende në aty, në këmbë.
Për sa i përket ndërtimeve të tjera në qytet, vetëm themelet mund të dëshmojnë ekzistencën e tyre.
Komisioneri i Spanish Peaks Land Company i cili po mundohet të shesë qytetin fantazëm thotë se çmimi i saj është 220.000 $ dhe duke konsideruar se duket si një skenë filmash Hollivudi, ky çmim është i leverdisshmëm.
Sipas tij, pronarët aktualë janë detyruar t’a shesin për probleme financiare.
Redaksia Online
(Erin Dini/a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com