Del nga burgu pas 44 vitesh, ja me
çfarë syri e sheh botën e jashtme

Del nga burgu pas 44 vitesh, ja me<br />çfarë syri e sheh botën e jashtme
Otis Johnson ka qenë në burg për 44 vjet, pas një tentative për të vrarë një polic. Ishte 25 vjeç kur u dënua me burg e tani është 69 vjeç kur për herë të parë është përballur me jetën jashtë hekurave. 69-vjecari tani nuk po mund të mësohet me ndryshimet që janë bërë.

Në një intervistë për Al Jazeera, Johnson që së fundmi ka vizituar Times Square në New York, ishte surprizuar dhe konfuz me botën moderne dhe teknologjinë që e rrethonte.

“Njerëzit me tela në veshë duke dëgjuar muzikë duken sikur janë agjentë të CIA e jo kalimtarë, flasin me vete”, thotë Johnson. 

Pavarësisht gjithë këto gjëra me të cilat ballafaqohet, Johnson shprehet i lumtur që është rikthyer në shoqëri. “Është shumë mirë që të jesh i lirë”. Jeta e tij brenda katër mureve ka lënë shenja të pariparueshme për të.
johnson
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure

Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure