Del nga spitali Silvio Berlusconi: Kisha shumë frikë, por jam mirë

Del nga spitali Silvio Berlusconi: Kisha shumë frikë, por jam mirë

ITALI-Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi ka lënë këtë të hënë spitalin, pas ndërhyrjes së bërë për ngatërrim të zorrëve. Në fjalën e tij përpara gazetarëve, 82-vjeçari është shprehur se tani është më i fortë fizikisht, ndonëse e pranon se ka pasur shumë frikë se mos "ky do të ishte fundi".

"Jam mirë, do të bëj fushatë elektorale. Kam pasur shumë frikë. Shumë gjëra që kanë ndodhur kohët e fundit më kanë bërë të mendoj që kam arritur në fund të rrethit, në fakt kam pasur një kthesë mahnitëse", tha Berlusconi.

Duke u ndalur te politika, Berluskoi tha se do të vijojë fushatën, duke theksuar se objektivi i "Forza Italia" është ajo e të gjeturit një mazhorancë të re.

 “Kam premtuar që do kurohem, do bëj fushatë elektorale dy javët e fundit para votimit, kështu mund të vendosem në kontakt me italianët dhe për t’i bërë të kuptoj rreth situatës ku jemi. Një situatë e një shqetësimi të gjerë. Objektivi im është të gjejmë një mazhorancë të re", tha ai.

Ish- kryeministri italian u shtrua në spital të martën e 30 prillit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja