Del papritur Bledi nga BBV! Lë shtëpinë si “dhuratë” për Kiarën

Del papritur Bledi nga BBV! Lë shtëpinë si “dhuratë” për Kiarën

Bledi Mane

Ka lënë papritur rrugëtimin nga shtëpia e Big Brother Vip Bledi. Që në nisje të spektaklit Bledi tha se ka një surprizë për Kiarën, duke vendosur të lërë garën në mes për të mos ndarë çiftin.

Bledi argumentoi se nëse publiku ka vendosur që të dalë Kiara, situate në shtëpi do të agravohet për shkak të Luizit, dhe ky argument nuk u prit mirë nga çifti, pavarësisht se vlerësuan gjestin e tij.

Për shkak të prishjes së televotimit i cili ishte i hapur prej tre ditësh, Bledi e ka të pavlefshme biletën e kthimit.

Bledi:Mendoj se qëndrimi i Kiarës në shtëpi do jetë hekurudhë në ditët finale. Nuk është moment i duhur të ikë Kiara. Situata në shtëpi është shumë e tensionuar. I kërkoj ndjesë publikut dhe Vëllait të Madh.

Luizi: Me hyrjen e Bledit e shihja si një djalë me energji. Me shumë informacion për ne. Nëse Bledi ikën dhe përdor këtë arsye unë nuk do të them që ja di për nder. Në lojë nuk më ka falur asnjë askush. Kam ardhur vetë deri këtu. E quaj shumë të dobët Bledin nëse e merr këtë vendim.Tërhiqe mbrapsht atë që the. Publiku ta vendos.

Arbër: Nuk më bindë argumenti i Bledit. Mendoj se nuk i dalin llogaritë. Përdori këtë situatë për mos të dale nga publiku. Nuk më lidhet zëri me figurën. Bledi hyri duke pasur informacion. Ai ka menduar që do dalë dhe e bën këtë për të treguaar që do të dalë vetë duke e paraprirë situatën. Mendoj se ka treguar dobësi. Kjo është një lojë dhe secili do dalë.

Zhaklina: As unë nuk besoj këtë që tha Bledi. Shoh një mospërputhje të asaj që ka qënë Bledi dhe asaj që po bën Bledi. Më duket sikur do të tregojë vetësakrifikimi dhe të sjellë një tjetër standart.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Karrige e grushte kokës, sulm brutal ndaj reperit të njohur shqiptar në Greqi

VIDEO/ Karrige e grushte kokës, sulm brutal ndaj reperit të njohur shqiptar në Greqi