Zgjedhjet në Himarë, sekretari i Omonia-s për Report Tv: Rama zgjodhi Tavon se nuk kishte tjetër! Mane: Kandidati i PS do sjell bashkim dhe jo përçarje

Ka nisur sot zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e pjesshme, në Bashkinë e Himarës, ku dy kandidatët në garë për kreun e ri të bashkisë janë Petro Gjikuaria nga PD dhe Vangjel Tavo nga PS.

Lidhur me këto zgjedhje dhe kandidatët që janë në garë është diskutuar edhe sot në emisionin në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, në Report Tv.

Në një lidhje skype, për emisionin sekretari i OMONIA-s Marin Suli teksa foli për figurën e Petro Gjikurisë, ai tha se ky i fundit ka qenë propozim i degës së Himarës së PD dhe është zgjedhur mes 5 kandidatëve të tjerë. 

Ai foli edhe për kundërshtarin e Gjikurisë në zgjedhjet e Himarës, Vangjel Tavon, për të cilin tha se është zgjedhur nga kryeministri Edi Rama, pasi ky i fundit nuk mundi të gjente një kandidaturë tjetër.

“Kanë qenë 5 emra një nga ata ishte Gjikuria dhe ka qenë propozimi i degës së Himarës. Gjikuria është njeri me shkollim të lartë, është shkolluar për ekonomi dhe turizëm në Amerikë është biznesmen në fushën e hotelerisë dhe restoranteve. Unë se njoh Tavon dhe është kundërshtari politik jo armiku ynë, por ai vjen të mbaj keqadministrimin e 12 viteve, nuk është vendas, sepse një vendas i di më mirë hallet dhe Rama e ka pasur të pamundur të gjej një kandidatë tjetër, sepse disa nga kryetarët e bashkisë i ka abuzues me pronat dhe është detyruar që të importojë dikë tjetër”, tha ai.

Për gazetarin, Bledi Mane kandidati i PS, Vangjel Tavo, është një figurë që di të bëjë politik dhe se sipas tij do të sjell bashkim dhe jo përçarje.

“Vangjel Tavon e njoh dhe më duket një njeri që di të bëjë politik të mirë dhe jo të dhunshme. Ai ndihet sa grek aq edhe shqiptar. Është parë si pikë bashkimi i minoritetit grek me palën shqiptare. Nuk do jetë një njeri që do përçajë, por do të drejtoj me qytetari”, tha ai.

Mane tha se Himara është një qytet që duhet të zhvillohet dhe të bëhet një vend turistik ku të pushojnë të gjithë bashkë, pa dallime.

"Turizmi të zbut dhe të bënë edhe mendjehapur, sot në Himarë gjuan pa frikë, sepse vite me parë nuk dije se çfarë gjuhe ti flisje një femre shqip apo greqisht. Himara nuk ndërtohet për inat të Edi Ramës, por që në atë qytet të pushojmë të gjithë bashkë. Unë dua që Himara të lulëzojë dhe popullsia aty të zhvillohet”, tha ai.

 

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja