Bledi Mane: Vjehrri i Adriatik Lapajt më kërkon t’i jap 30 milionë lekë pse e quaj kriminel

Bledi Mane: Vjehrri i Adriatik Lapajt më kërkon t’i jap 30 milionë lekë pse e quaj kriminel

Ka qenë kryetar i gjykatës së Sarandës. Iu nënshtrua procesit të vettingut dhe nuk e kaloi dot. Edhe në shkallë të parë, edhe në Apel ia damkosën të njëjtin vendim.

E zbythën me ceremoni nga sistemi i drejtësisë me këtë motivacion:

"Shkarkimi i gjykatësit Alltun Çela u vendos pasi ai u gjet se kishte mashtruar për pasurinë, pasuri e vënë me lekët e korrupsionit. Ky gjykatës është i papërshtatshëm në kriterin e pastërtisë së figurës” dhe po ashtu u konsiderua me “cilësi të papranueshme në punë, gjykim të dobët dhe nuk është efektiv”.

Pra shkurt, shkoqur, saktë e kanë qëruar se është i korruptuar dhe korrupsioni është vepër penale. Alltun Çela është KRIMINEL!

Ndërkohë mua gazetarin Bledi Mane më ka çuar në gjykatë dhe më kërkon 30 milionë lekë dëmshpërblim se i kam ulur autoritetin dhe i kam cënuar personalitetin duke e quajtur të "korruptuar e KRIMINEL"...

Imagjinoni çfarë logjike profesionale përdor ky embrion i kalbur i krimit. Mirë Alltuni që është plak e demode nga arsimimi 6 mujorsh si jurist plepash, por më çudit dhëndëri i tij llapaqeni 24 orësh Adriatik Lapaj sesi nuk e orienton kur bën padi kundër gazetarëve. Gjithësesi unë edhe në sallë të gjyqit do jem konstant e do ia përplas në fytyrë Alltunit krimet e tij, pyetja pa përgjigje vazhdon ende: Paratë e vjehrrit KRIMINEL ti Adriatik Lapaj i pastron?

SI.E./a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Safet Bizhga: 27/06/2024 21:07

    Alltuni të të haj atë që sthuhet. Ai psikopat ka bërë çfarë i ka dashur qefi dhe nuk i ka hyrë gjëmë në këmbë. Tamam super kriminel

    Përgjigju
  • niku: 26/06/2024 19:07

    ky duket qe eshte mashtrues, do ti tregoje njerezve cfare behet a nuk behet, a thua se jemi ne klase te 5 fillore

    Përgjigju
    • qytetari: 27/06/2024 17:28

      pse nuk po ndryshojm pra?

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja