Ministrja e Financave Anila Denaj ka rezultuar pozitive me COVID.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Denaj me anë të  një postimi, ku shkruan se aktualisht është karantinuar në shtëpi duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për hapat e mëtejshëm dhe trajtimin gradual të sëmundjes.

Duke parë rastet e COVID gjithmonë në rritje, Denaj e ka mbyllur postimin e saj me një apel për qytetarët, që të respektojnë masat si mbajtja e maskës, higjiena dhe ruajtja e distancës.

"Të dashur miq, Pas testimit për COVID 19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për hapat e mëtejshëm dhe trajtimin gradual të sëmundjes. Ju ftoj të gjithëve, të zbatojmë rregullat e higjienës dhe të mbajmë maskën duke ruajtur distancën sociale. Ju uroj shëndet të plotë", shkruan Denaj.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi në Shqipëri/ 410 raste të reja dhe 8 viktima në 24 orë! Infektohet ministrja Anila Denaj! Me COVID dhe artistja Justina Aliaj, shtrohet te Infektivi