Koronavirusi në Shqipëri/ 410 raste të reja dhe 8 viktima në 24 orë! Infektohet ministrja Anila Denaj! Me COVID dhe artistja Justina Aliaj, shtrohet te Infektivi

Koronavirusi në Shqipëri/ 410 raste të reja dhe 8 viktima në 24 orë! Infektohet ministrja Anila Denaj! Me COVID dhe artistja Justina Aliaj, shtrohet te Infektivi

Justina Aliaj dhe Anila Denaj

Këtë të enjte është regjistruar një ulje e rasteve të koronavirusit në Shqipëri. Në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë kryer 2044 testime prej të cilave 410 kanë rezultuar pozitivë.

Në të njëjtën periudhë kanë humbur betejën me koronavirusin edhe 8 qytetarë të tjerë duke e çuar bilancin total në 598.

Gjatë kësaj periudhe, 81 qytetarë janë shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve 12,574 që prej fillimit të pandemisë.

Ndërkohë situata në spitale vijon të jetë e njëjtë. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 373 pacientë, 17 në terapi intensive dhe 4 të intubuar.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,044 testime, prej të cilave 485 janë testime jnë kryer për arsye depistimi.Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 410 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

265 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 13 në Elbasan, 12 në Shkodër, 10 në Korçë, 9 në Sarandë, 8 në Gramsh, nga 7 raste në Lushnje, Vlorë, Mat, Pogradec, 6 në Vlorë, 5 në Kuçovë, nga 4 raste në Bulqizë, Krujë, Devoll, nga 3 raste në Fier, Tropojë, Berat, Tepelenë, Dibër, Malësi e Madhe, nga 2 raste në Kukës, Mallakastër, Gjirokastër, nga 1 rast në Përmet, Kurbin, Lezhë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 81 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,574 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 373 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: Një 65 vjeçar nga Kavaja, një 68 vjeçar nga Kurbini, dy 76 vjeçar nga Tirana, një 64 vjeçare dhe një 67 vjeçare nga Elbasani, një 74 vjeçar nga Kuçova, një 80 vjeçar nga Fieri.

COVID-19 – Statistika (12 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore       410
Të shëruar ne 24 orë      81
Të shtruar në spitale     373
Humbje jete në 24 orë      8
Testime ditore            2,044
Testime totale        148,232
Raste pozitive          26,211
Raste të shëruara    12,574
Raste Aktive            13,039
Humbje jete                  598

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë      6461
Durrës      1113
Fier            979
Korçë         793
Shkodër     754
Elbasan     667
Lezhë        550
Vlorë          566
Berat          383
Kukës         307
Gjirokastër      331
Dibër          135

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:09
Koronavirusi në Shqipëri, 6 mësues të shtruar në spitale

Gjashtë mësues të infektuar me COVID aktualisht po marrin trajtim shëndetësor në spitale.

Ndërsa që nga fillimi i pandemisë kanë ndërruar jetë 7 mësues.

Ora 11:24
Situata e COVID në Shkodër/ 5 Persona të infektuar të shtruar në spitalin rajonal në gjendje të rëndë, e pamundur transporti drejt Tiranës

SHKODËR- 5 persona të prekur me COVID-19 po marrin mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës, ku burime bëjnë me dije se gjendja e tyre është e rëndë e për pasojë transportimi i tyre drejt Tiranës është i pamundur.

Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja bën me dije se ato nuk e përballojnë dot transportin për t'u dërguar drejt kryeqytetin, në një nga 3 spitalet COVID.

Ndërkohë, një problematikë vonesa 8 ditore e kthimit të përgjigjeve në qarkun e Shkodrës, një fakt të tillë të pranuar edhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ditën e djeshme, sipas së cilës ka pasur një fluks.

Nga ana tjetër, bëhet e ditur se është mbyllur shkolla e mesme"Gruemirë e Malësisë së Madhe, pasi kanë rezultuar pozitiv 2 mësues, teksa janë marrë 6 tamponë.

Ora 10:41
Shtrohet në Infektiv nga COVID artistja Justina Aliaj, miku i saj: Të gatshëm të japim frymë nga fryma jonë! Mjekë para jush është një heroinë, ju lutem shpëtojeni

TIRANË- Mes dhjetëra qytetarëve që po lufton me COVID-in është edhe artistja, Justina Aliaj. Lajmin e ka dhënë një miku i saj, Sokol Parruca.

Nuk zgjedh që t'i japë kurajo, pasi për këtë është i bindur se Aliaj nuk ka nevojë se është pjesë e karakterit të saj, por kujdeset t'i thotë se është pranë saj edhe në këto momente të vështira. Report Tv mëson se Aliaj paraqitet në gjendje shëndetësore stabël. 

Justina Aliaj
Një apel ka pasur edhe për mjekët.
 

"Justina Aliaj, po vuan mungesën e frymëmarrjes në spitalin Infektiv. E gjithë  vëmendja jonë është  tek ti Justi. E di se nuk ke nevoje për kurajo, se ti je tip kurajoze, e ke treguar forcën e karakterit dhe në ditë të tjera të vështira që ke kaluar në jete dhe ia ke dalë. Dhe sot do ia dalësh. Ti e di, se të gjithë jemi aty me ty, të gatshëm të të japim frymë nga fryma jonë, siç na ke dhënë ti me artin tënd, shpirtin tënd. Të nderuar mjek!  Sot, para jush qëndron e shtrirë një heroine, një aktore e madhe, një artiste e madhe, një njeri i madh. Ju lutem , perunjesisht ju lutemi shpëtoni JUSTIN", shkruan miku i saj Sokol Parruca.

Postimi i mikut të Justina Aliaj, Sokol Parruca 
Ora 09:28
Del pozitive me COVID ministrja Denaj, karantinohet në shtëpi

Ministrja e Financave Anila Denaj ka rezultuar pozitive me COVID.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Denaj me anë të  një postimi, ku shkruan se aktualisht është karantinuar në shtëpi duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për hapat e mëtejshëm dhe trajtimin gradual të sëmundjes.

Duke parë rastet e COVID gjithmonë në rritje, Denaj e ka mbyllur postimin e saj me një apel për qytetarët, që të respektojnë masat si mbajtja e maskës, higjiena dhe ruajtja e distancës.

"Të dashur miq, Pas testimit për COVID 19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për hapat e mëtejshëm dhe trajtimin gradual të sëmundjes. Ju ftoj të gjithëve, të zbatojmë rregullat e higjienës dhe të mbajmë maskën duke ruajtur distancën sociale. Ju uroj shëndet të plotë", shkruan Denaj.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë