Del Procesverbali/ Nazif Bezhani: Dosja e Rustem Gjatës si spiun i UDB është shumë e madhe! Gramoz Ruçi: Pse Berisha e zgjodhi në Kushtetuese? 

Del Procesverbali/ Nazif Bezhani: Dosja e Rustem Gjatës si spiun i UDB është shumë e madhe! Gramoz Ruçi: Pse Berisha e zgjodhi në Kushtetuese? 

Gramoz Ruçi, Nazif Bezhani, Tritan Shehu dhe Rustem Gjata

Në 14 mars të vitit 1998, Kuvendi i Shqipërisë shkarkoi me 80 vota pro Rustem Gjatën si anëtar dhe kryetar i Gjykatës Kushtetuese, pasi Komisioni i Verifikimit të Figurave, kryesuar në atë kohë nga Nazif Bezhani, kishte zbuluar se Gjata kishte qenë spiun i ish Sigurimit të Shtetit dhe agjent i UDB-së jugosllave. Rustem Gjata është babai i Çlirim Gjatës, ish kandidat për deputet i PD dhe mbrojtës i zjarrtë i linjës së Sali Berishës. Në 4 shtator të vitit 1973, Rustem Gjata, ka dënuar me vdekje priftin shkodran Hil Gjergj Gjoni, pasi kishte sharë udhëheqësit e partisë, urrente regjimin, kryente rite fetare dhe donte Papën e Vatikanit.

Rustem Gjata u shfaq në Kuvendin e parë pluralist në vitin 1992, si deputet i Partisë Demokratike, madje mjaft aktiv. Në pesë maj 1992, Partia Demokratike e propozoi Rusten Gjatën si anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Më pas Rustem Gjata do të zgjidhej kryetar i Gjykatës Kushtetuese. Procesverbali i seancës me dyert të mbyllura është deklasifikuar pas 25 vitesh. Shqiptarja.com sjell sot detaje të tjera nga ajo seancë. Gjatë seancës së shkarkimit, vetëm deputeti demokrat Tritan Shehu bëri rezistencë dhe i pa me dyshime materialet për spiunazhin e Rustem Gjatës, në atë kohë kryetar i Gjykatës Kushtetuese. Sipas Shehut, materiali ishte tendencioz pasi Gjata nuk mund të shpallej spiun i UDB-së pa u dënuar me vendim gjykate. Në këto kushte, Tritan Shehu thotë se edhe dosja si spiun i ish Sigurimit të Shtetit është e mjegullt.

Në këtë seancë është thirrur për t’ju përgjigjur pyetjeve të deputetëve kryetari i Komisionit të Verifikimit të Figurave, Nazif Bezhani. Gjatë fjalës së tij, Bezhani, i cili ka njohur Kuvendin me një pjesë të materialit, thotë se dosja e Rustem Gjatës si spiun i Sigurimit të Shtetit është shumë e rëndë, ndërsa dosja e tij si agjent i shërbimeve të huaja, konkretisht UDB-së, është shumë e madhe. Bezhani tha se Gjata kishte spiunuar të gjithë figurat e Kosovës që vizitonin Shqipërinë.

“Nuk dua të bëhen publike ato që janë në pikën 2 si spiun, si agjent i një fuqie të huaj në Shqipëri. Në qoftë se ju e kërkoni atë, unë do t’ju bie dosjen e tij sekrete, atë e quajt dosje sekrete. Kurse ky është një relacion dhe një relacion vullnetar i një njeriu nuk mund të përbëjë dokument sekret. Ndërsa ajo dosje mendoj që nuk duhet shikuar nga Kuvendi, sepse në radhë të parë e shikojmë si bashkëpunëtor vullnetar dhe jo si agjent i një fuqie të huaj. Në qoftë se doni ta shikoni edhe atë, ose në qoftë se njerëz të veçantë duan ta shikojnë atë, të urdhërojnë dhe unë do t’ua hap të gjitha materialet, që për mua janë shumë të rënda, se do të ndikojnë. Mirë është që edhe ai vetë të mos e kërkojë. Edhe në qoftë se nuk i di, unë i kam thënë diçka, i kam dhënë një sinjal, pra është më mirë të mos e kërkojë. Po ta kërkojë, nuk do të jetë mirë, qoftë dhe para opinionit. Qëllimi im është të ruaj ato vlera që ka krijuar, të mos rrënohen plotësisht. Në qoftë se doni, unë jam gati t’ua bie dosjen komplet. Dosja e tij si agjent i huaj është shumë e madhe... Për mua kanë mjaftuar dy relacione 15 faqesh. Dhe ato komprometojnë Rustem Gjatën për qëndrimin e tij që ka marrë ndaj figurave të shquara të Kosovës që kanë qenë në atë kohë, që vinin këtu për vizitë, për pushime, ai të gjithë i ka raportuar në Sigurimin e Shtetit, të gjithë pa përjashtim. Edhe atje ku nuk ka takuar ai me ta, ka shkuar diku, fjala vjen në Pukë ose në ndonjë vend tjetër dhe marrë informacione e ia ka dhënë Sigurimit të Shtetit”.

Një nga deputetët e ka pyetur Bezhanin nëse Sali Berisha ishte në dijeni të dosjes së Rustem Gjatës si spiun i ish Sigurimit të Shtetit dhe agjent i UDB-së, meqenëse Berisha e kishte supertuar, duke e bërë deputet të Partisë Demokratike dhe më pas anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Bezhani thotë se nuk i takon atij t’i përgjigjet kësaj pyetje, por shton se Berisha ka qenë President, se dosjet kanë qenë të hapura dhe se shumë prej dosjeve janë zhdukur.

Ndërkaq, përfaqësuesi socialist Gramoz Ruçi ka ngritur dyshime të forta mbi kupolën e PD-së që zgjodhi Rustem Gjatën deputet të saj dhe më pas anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

“...zotërinjtë që janë këtu, drejtuesit e PD-së, këtu do të fusja edhe z. Tritan, i cili mund t’i dijë, përderisa ka qenë në udhëheqjen e PD-së, dhe duhet të kishte vepruar më shpejt. Tani ne e vëmë në diskutim. Edhe sikur të kishte dyshime si bashkëpunëtor i UDB-së, boll dyshimi. Si mund ta lejosh, kur ke një mijë juristë?! Po s’është thjeshtë dyshim. Kur vetë te 2A, sipas ligjeve që kishim në fuqi, por edhe sot bashkëpunëtori i agjenturës së huaj dënohet me burg. Kështu që çfarë diskutojmë tani? Diskutojmë: U lag, s’u larg, shkoi, erdhi, kaloi. Prandaj mendoj ta kalojmë direkt në votim, ju lutem shumë, dhe të mos e zgjasim, se duket sikur po bëjmë estradë tani”.

(Kliko këtu për të parë procesverbalin e shkarkimit të Rustem Gjatës nga Kuvendi si kryetar i Gjykatës Kushtetuese pas njohjes me dosjen si spiun i ish Sigurimit të Shtetit)

SI.E./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • populli: 04/05/2023 08:23

    ha ha haaaaaaaaaa...kur flet dhe Gramua, ehhhhhh si vate kjo pune !

    Përgjigju
  • GOLI: 03/05/2023 08:42

    TE RIKTHEHET DENIMI ME VDEKJE....DHE TE FILLOJE GJYKIMI I UDB-istave

    Përgjigju
  • Arben: 03/05/2023 07:11

    Qe Rustemi mund te kete qene spijun i sigurimit apo mund te kete dhene denime kapitale ndaj qytetareve me bindje propetendimore, e ne favor te P.Komuniste kjo nuk eshte ndonje çudi e madhe, por qe te kete qene spijun i UDB-se,kjo nuk i shkon pershtat fare. Qofte per kete apo per Berishen jane trillime te sistemit punist per ti bullizuar dhe mbajtur nen kontroll. Spijun te UDB-se per interesa personale e te pushtetit te tyre me shume se Enveri,Haxhiu.Ll,Hysniu e Ramizi nuk ka patur ndonjehere Shqiperia,qe ne kohen e b/p te sulltanit me serbine ne kurriz te Shqiptateve, e kete b/p e kane treguar me veprime aktive kur ne b/p me UDB-ne ato vrane ne vitin 45 rreth 2000 kosovare ne masakren e Tivarit.

    Përgjigju
    • PALLAVRAXHI ALA BERISHA: 03/05/2023 15:03

      Nëse nga ish shqipētaret kudo në Jugosllavi emri Enver Hoxha është përfolur 0.1% në kontest pozitiv e ka pritë dënimi e mos të flitet se Enver Hoxha ende mbetet personi ma i sulmuar nga udhëheqja dhe propaganda Jugosllave pa i shtu edhe serbe që ende vazhdon ishte Vuqič që para pak dite sulmoi Kurtin përmes ENVER HOXHËS bre intrigant i pavlerë

  • Mato: 02/05/2023 22:36

    Operacioni sigurimso-ramist vazhdon madje me intensitet dhe ligesi akoma me te madhe krahasuar me paraardhsit byroiste te PPSH. Sot, shtetkapsit e superkorruptuar neokomunist nen ideologun e tyre Rama, nuk kane as turp e jo moral te akuzojne viktimat e tyre pse kane spiunuar per llogari te regjimit te tyre mafioz.

    Përgjigju
  • Ceni: 02/05/2023 21:29

    Ata qe kane qen me te zellshmit dhe me te devotshmit te atij sistemi ata jane dhe te ketij sistemi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës