Kuvendi i Shqipërisë ka deklasifikuar pas 25 vitesh dokumentimin e seancës plenare të 14 marsit 1998, me objekt shkarkimin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjata, babai i Çlirim Gjatës, ish kandidat për deputet i Partisë Demokratike. Në hyrje të procesverbalit të seancës me dyer të mbyllura, mbajtur sekret për 25 vite, thuhet se Rustem Gjata, i emëruar nga PD-ja e Sali Berishës anëtar i Gjykatës Kushtetuese, kishte qenë bashkëpunëtor vullnetar i ish Sigurimit të Shtetit, fakt që provohej nga dy relacione të shkruara dhe të firmosura nga Gjata, ku raportonte kundër shokëve të tij kosovarë, shumica njerëz të shkencës dhe kulturës.
Jo vetëm kaq. Por, në procesverbal thuhet se në arkivin e SHIK-ut, gjendej edhe një dosje që e komprometonte Rustem Gjatën si agjent i dyshuar si UDB-së jugosllave, dosje e cila është hapur në 23 tetor 1958. Dokumentacioni për Rustem Gjatën është gjetur nga Komisioni i Verifikimit të Figurave, kryesuar në atë kohë nga Nazif Bezhani. Pas referimit të dokumenteve tepër sekrete në Kuvend, organet e Kuvendit janë vënë në lëvizje për të shkarkuar Gjatën, pasi po ushtronte detyrën në kundërshtim me ligjin. Në këtë seancë, pas diskutimeve, Rustem Gjata është shkarkuar si anëtar dhe kryetar i Gjykatës Kushtetuese me 80 vota pro dhe asnjë kundra.
Rustem Gjata është thirrur në seancë për të mbajtur qëndrimin e tij, por nuk është paraqitur. Në seancë është thirrur Nazif Bezhani, i cili u është përgjigjur pyetjeve të deputetëve. Mes të tjerave, Bezhani ka pohuar se “... në ato materiale që kamë parë unë, tregojnë se z. Gjata nuk ka qenë në marrëdhënie juridiko-institucionale, nuk ka pasur marrëdhënie kontraktuale me Sigurimin, nuk ka pasur deklarata, nuk ka pasur skeda për veprimtarinë e tij, por ka dashur të japë llogari për të gjithë kosovarët që vinin në Shqipëri. Prandaj dikujt që tha këtu se Millosheviçi dënon andej, ne këtej, do t’i thosha që i ka dënuar ai vetë kosovarët, jo veve, Kështu është. Domethënë ai s’ka lënë kosovar që ka ardhur në Shqipëri pa raportuar...Unë mendoj që këtu kemi të bëjmë me probleme tepër serioze, kështu që një njeri i tillë nuk mund të drejtojë një nga pushtetet dhe aq më tepër të jetë në krye të piramidës së drejtësisë shqiptare...”.
Pas zbulimit të dokumenteve, RD-ja, organi mediatik zyrtar i Partisë Demokratike, nisi sulmet ndaj Nazif Bezhanit. “Është thënë edhe për mua që ‘ju vetë jeni spiun;. Unë do ta ftoja të vinte ne gjyq. Mundet që ju ta keni nxitur RD-në që ka shkruar për mua spiun”, thotë Bezhani në seancën me dyer të mbyllura. Më vonë, segmente politike të të gjitha krahëve u bashkuan dhe vendosjen goditjen dhe shkrirjen e Komisionit për Verifikimin e Figurave.
Ndërkaq, Rustem Gjata, në 4 shtator të vitit 1973, ka dënuar me vdekje priftin shkodran Hil Gjergj Gjoni, me akuzën e agjitacionit dhe propagandës. Sipas Rustem Gjatës, prifti Hil Gjoni kishte sharë udhëheqësit e partisë, urrente regjimin, kryente rite fetare dhe donte Papën e Vatikanit.
Sali Berisha e kandidoi fillimisht Rustem Gjatën si deputet i Partisë Demokratike, më pas anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe më pas kryetar i Gjykatës Kushtetuese. Sali Berishës nuk i interesonte shumë nëse ishe spiun apo xhelat i regjimit, mjafton t’i shërbente atij dhe pushtetit të tij, madje sigurimsat dhe xhelatët ishin më të dobishëm për Berishën, pasi i mbante më lehtësisht në rresht, për shkak se mund t’i shantazhonte.
Pasi kishte çuar priftin në botën tjetër, Rustem Gjata u shfaq në Kuvendin e parë pluralist në vitin 1992, si deputet i Partisë Demokratike, madje mjaft aktiv. Në pesë maj 1992, Partia Demokratike e propozoi Rusten Gjatën si anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Më pas Rustem Gjata do të zgjidhej kryetar i Gjykatës Kushtetuese.
Kur u zgjodh anëtar i Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjata ishte deputet i Partisë Demokratike si dhe ishte angazhuar në hartimin e ligjit për Gjykatën Kushtetuese, si anëtar i Komisionit të Ligjeve. Tashmë Sali Berisha do të vendoste në krye të drejtësisë njeriun që kishte dënuan me vdekje priftin Hil Gjergj Gjoni dhe që kishte spiunuar kosovar, ndërkohë që nëpër podiume Berisha hidhte akuza ndaj xhelatëve të diktaturës për llogari të pushtetit si dhe ‘qante’ për Kosovën.
Ne regjimin komunist dhe në regjimin berishist kriter per suksesin ishte armiqesia ndaj kombit, spiunimi vrasja persekutimi i shqiptareve dhe kosovarëve.
PërgjigjuLlapni, llapni per sali Sheqere Vuk Berishen, por une besoj vetem SPAK-un qe nuk ka fakte sa per Berishen, as per Noken, as per Rustemin , as per Clirimin, as per Alin e te birin... Shume shpejt agjentura serbo-ruse do ta marre pushtetin ne Shqiperi.
Përgjigjuvec ta dije njeri ne vend kush je ta tregon vendin ty rrac e qelbur e hiqe ate emer qe vjell vetem vrer se Dardan e meritojne vetem patriotet e atdhedashesit
Çlirim Gjata eshte shume me i poshter se i jati spiun e tradhetar i kombit.
PërgjigjuKy paska qene agjent i dyfishte! Nje gje me intrigon nga gjithe kjo histori,jo fakti qe ka qene spiun,por duke ditur fakin qe Berisha i shantazhonte keta me dosje,cfare ka perfituar prej ketij nese e ka shantazhuar??
PërgjigjuTe gjithe xhelatet dhe komunistat u bene me pd nga frika ,disa jane ende me ne keyje xhelatin sali berishic.
PërgjigjuPD eshte çerdhe e spiuneve fuksave afjenteve rezidenteve te Sigurimit te Shtetit. Eshte nje gjiriz i teri.
PërgjigjuEdhe babai i Spiro Dunit ka te njejten histori. Edhe si bashkepunetor i sigurimit edhe i ASFALI-se
PërgjigjuNuk eshte vetem ky ish spiun i udb-s te cilin sali berisha e vuri ne pushtet per meriten e vetme si antikombetar, a ju kujtohet fazlliq shkau te cilin sali berisha e kishte kshilltar spécial per siguri kombetare, cila ishte mérita e tij qe kishte ate pozite,dhe a nuk kishte nje shqiptar ne mesin e mbi 8 miljon shqiptareve qe mund ta mbante ate pozite, sigurisht se po por duhej nje antishqiptar, pastaj fllamur noka ju duket juve te dashur si njeri, sikur keni harruar se ishte spiun i udb-s gjate viteve 90 i cili veqmas ishte u angazhuar ti identifikoje ata qe serbia i quante irredentist dhe seperatist, e poashtu sa her kishte zgjedhje ne shqiperi ai angazhohej qe ti organizonte disa udbash nga kosova te cilet duhet te votonin ne qindra vendvotime dhe ate vetem per PD-n dhe sali berishen, dhe per ti mbuluar keto pisllaqe te sali berishes u vra Remzi Hoxha dhe shum shqiptar te tjer u arrestuan nga shiku i sali berishes atekohe dhe u dorezuan ne duart e policier serbe, kete fat e kishin edhe i madhi Anton Qeta,Adem Demaqi, Rexhep Qosja e deri edhe Ibrahim Rugova,Adem Jashari e shum ish pjestare te uçk-s, e kush mund ta bente kete pos njerez te udb-s qe drejtoheshin nga sali berisha.
PërgjigjuBëmë babë që të ngjajë s'ka ça të flitet shum për Rrustemin flet Shkëlqimi sa person i errët që është
PërgjigjuEdhe Beriishq esht spiun i UDB pranaj Berisha e mbeshteti Rustemin ne at post te lart.
Përgjigju