Del raporti i BE për cilësinë e ujërave detare për vitin 2020: 76.5% e plazheve në Shqipëri, kualitet të shkëlqyer

Del raporti i BE për cilësinë e ujërave detare për vitin 2020: 76.5% e plazheve në Shqipëri, kualitet të shkëlqyer

Foto ilustruese

Bashkimi Europian ka publikuar sot raportin për cilësinë e ujërave detare, sipas të cilit vlerësohet se 76.5% e ujërave në vendin tonë kanë një kualitet të shkëlqyer. Po ashtu sipas raportit  95.8% e ujërave kanë kualitet të mirë dhe vetëm 4.2% klasifikohen si zona të ndotura.

Plazhet me cilësitë dobët të ujit vlerësohen të jenë pesë, përkatësisht: 1 liqen në zonën e Skraparit pranë fshatit Faqekuq, një pjesë në liqenin e Pogradecit, 2 zona në Durrës, si dhe 1 zonë në plazhin e Vlorës.

Në Shqipëri u monitoruan 119 plazhe dhe ujërat u analizuan sipas dy parametrave mikrobiologjikë Escherichia coli dhe Enterokokët e zorrëve.

Raporti thekson se numri i plazheve të ndotura në vendin tonë ka rënë ndjeshëm që nga viti 2015, përmirësim që mund të lidhet me ndërtimin e impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura në vitet e fundit.

Zonat e shënuara me blu tregojnë ujëra me cilësi të lartë, ato me jeshile cilësi të mirë dhe zonat me të kuqe tregojnë ujëra me cilësi të dobët

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?