Del raporti mjekësor pas ndërrimit jetë të reperit të njohur: Ishte vdekje aksidentale

Del raporti mjekësor pas ndërrimit jetë të reperit të njohur: Ishte vdekje aksidentale

Ekzaminimet mjeksore kanë përcaktuar vdekjen e rreperit Juice WRLD si aksidentale.

Reperi, emri i vërtet i të cilit është “Jarad Anthony Higgins, pësoi një urgjencë mjekësore menjëherë pasi mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Midëay, në Chicago, në fillim të dhjetorit”, është shprehur një zëdhënës policie.

Në raportin mjeksor të Zyrës së Mjekësisë e Qarkut Cook County, të bërë publik ditën e djeshme, thuhet se reperi ka ndërruar jetë si rezultat i toksicitetit të oksikodonit dhe kodeinës.

Higgins ndërroi jetë në spital në moshën 21 vjeçare. Ditën që reperi ndërroi jetë, autoritetet federale të Chicikagos u thirrën në aeroport pasi kishte mbërritur një avion me një sasi të madhe të narkotikëve. “Gjatë kontrollit të avionit u sekuestruan 41 qese marijuane, gjashtë shishe me recetë kodeine të lëngshme dhe tre armë zjarri. Mirëpo asnjë nga pasagjerët e avionit nuk morri përsipër pronësinë e bagazheve”, thuhet në deklaratën e policisë.

Gjatë kontrollit, po ashtu, policia i sekuestroi rreperit narcan, e cila përdoret për të kthyer efektet e një mbidoze opioide. Një mbidozë opioide është toksiciteti për shkak të opioideve të tepërta (që përfshinë morfinë, heroinë, fentanil, tramadol dhe metadon).

Shumë artistë si Nicki Minaj, Sting, etj shprehen ngushëllimet për vdekjen e reperit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj