Del studimi/ 151 fëmijë të abuzuar seksualisht nga 98 pedofilë në Shqipëri, por asnjëri s'ka marrë trajtim mjekësor

TIRANË- Të paktën 98 persona të cilët kanë kryer krime seksuale me të miturit kanë rifituar lirinë, por asnjë prej tyre nuk është identifikuar nga drejtësia si pedofilë e s’është trajtuar me mjekime përgjatë apo pas dënimit të kryer në dhjetë vitet e fundit, duke u kthyer sërish në një kërcënim për fëmijët përreth vendbanimeve të tyre në gjithë territorin e Shqipërisë. Lidhur me të dhënat nga një investigim i Qendrës Shqiptare MediaLook mbi krimet me fëmijët nën moshën 14-vjeçare, për periudhën 2010-2019, pedagogu Elvin Luku për Report TV në emisionin Repolitix thotë se ky studim i është referuar vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë, ku shifrat janë shokuese. 

’’Interneti ndikon shumë dhe ndryshe nga vite më parë raportet me fqinjët ka ndryshuar dhe qytetet janë zgjeruar. Shumë fëmijë ditët e sotme posedojnë smartfonë dhe mundësia e atyre që kërkojnë të abuzojnë me fëmijët është shumë e madhe. Sot më shumë se kurrë në këtë situatë rreziku është më i madh, sepse për shkak të distancimit social fëmijët janë online, edhe për shkak të mësimit online dhe kohën e lirë e kalojnë online. Një nga shqetësimet kryesore është  se 98 abuzuesit seksualë kanë rifituar lirinë. Tendenca e abuzuesve është që ta përsërisin krimin.Qytetet më të rrezikuara sipas hartës janë Tirana, Durrësi Elbasani, Korça. Edhe në qytete të tjera ka raste që nuk raportohen për shkak të mentalitetit, por në këto qytete janë të dhënat të raportuara"-tha pedagogu Luku

Ky hulumtim ka nxjerrë në pah qasjen e gabuar të sistemit të drejtësisë në trajtimin e problematikës por dhe të strukturave të tjera shtetërore, të cilët nuk parandalojë, identifikojnë në kohë apo aplikojnë metoda mjekësore për pedofilët por “presin” dhe kujdesen vetëm për fëmijët-viktima.

"Raporti 2 policë për 48 pedofil është shumë i vogël, sepse duhet të kemi parasysh që dy efektivët e policisë janë të angazhuar edhe me punë të tjera.Nga analiza e 151 vendimeve në këto 10 vite, na ka rezultuar që janë 16 raste abuzimi mes prindit dhe fëmijës. Vetëm në 1 rast ka arritur në heqjen e të drejtës prindërore, ndërsa në 15 raste të tjera nuk është dhënë ky vendim dhe ky është një problem.Raporti gjinor i viktimave në total nga 151 viktima është 93 femra dhe 38 djem. Për sa i përket grupmoshave, ajo më e prekura është  nga 10 deri në 14 vjeç me 109 raste, grupmosha 5- vjeçare ne 48 raste dhe ajo 0-4-vjeçare me 2 raste.Vetëm përmes një eksperti mund të konsiderohet nëse dikush është pedofil. Nëse nga ekspertiza rezulton të jetë pedofil ai duhet të marri trajtimin e duhur"-shtoi Luku

Gjykatat Shqiptare nuk kanë dhënë asnjë dënim plotësues për trajtim mjekësor ndaj personave të dënuar për pedofili në dhjetë vitet e fundit ku mbizotërojnë marrëdhëniet seksuale me te mitur nën 14-vjec me 92 raste dhe veprat e turpshme me 114 raste.  Rezulton se vetëm në një çështje, trupi gjykues ka kërkuar ekzaminim psikiatrik nëse autori vuan apo jo nga çrregullimi pedofilik, dhe ky është i vetmi rast nga 151 të tilla kur përmendet fjala “pedofili” në vendimet gjyqësore për këto vepra. Çështja në fjalë i takon procesit të njohur publikisht si gjykimi ndaj “pedofilit të laprakës”, ku nga vlerësimi rezultoi se ai “paraqet rrezikshmëri të lartë për shkak të preferencave seksuale të tij për të miturit”. Por as në këtë rast nuk është vlerësuar i domosdoshëm dënimi plotësues për trajtim mjekësor, pavarësisht se ligji e njeh si opsion.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës