Bordi vendos: Nafta ulet me 5 lekë, shkon në 237 lekë/litri! Rritet me 4 lekë benzina, rënie me 6 lekë pëson dhe gazi

TIRANË- Çmimi i naftës dhe gazit në vend tonë janë ulur, ndërsa benzina ka pësuar rritje. Bordi i Transparencës ka vendosur ditën e sotme që nga sot çmimi i naftës të ulet me 5 lekë ku nga 243 lekë litri do të shitet me 237 lekë/litri. Edhe gazi ka pësuar ulje me 6 lekë ku do të shitet me 100 lekë/litri.

Nga ana tjetër, rritje ka pësuar benzina me 4 lekë ku nga 223 lekë ka vajtur në 227 lekë/litri. Këto çmime të reja do të hyjnë në fuqi nga sot në orën 18.00 në të gjithë pikat e karburantit në vend.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të  jetë 237lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 225lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë 227 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 215 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 100 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 88 lekë/litër për automjetet”, thuhet në njoftim.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh