Del video/Ja si nisi sherri mes të
rinjve në Selitë me 2 të plagosur

Del video/Ja si nisi sherri mes të<br />rinjve në Selitë me 2 të plagosur<br>
Report Tv siguron pamjet e nisjes së konfliktit me dy të plagosur në Selitë të Tiranës, në datën 16 shkurt, brenda ambienteve të një lokali, ku u konfliktuan dy grupe të rinjsh. Në pamjet duket momenti kur në lokalin e Florian Musait hyjnë disa të rinj të armatosur me armë zjarri pistoletë. 

Pasi hyjnë brenda ambienteve të lokalit, ata takojnë Florian Musain i cili ndodhej në shoqërinë e dy të njohurve të tij në një nga tavolinat. Ata që mbërrijnë, sipas grupit hetimor janë pjesë e grupit të 27-vjeçarit Gjon Pelivani. Në fillim duket si një takim sqarues mes palëve, por situata tensionohet menjëherë. Pamjet filmike kanë fiksuar të paktën katër persona me armë zjarri pistoletë në duar. Policia ka identifikuar 24-vjeçarin F.P dhe 22-vjeçari R.P si personat që kanë pasur armë në dorë dhe kanë kërcënuar pronarin e lokalit Florian Musai. Pikërisht R.P, 22-vjeç, u arrestua në 17 shkurt gjatë një aksioni të policisë në Fushë Krujë. 

Pas gjesteve kërcënuese në ambientet e lokalit, të rinjtë dalin jashtë për t'u sqaruar, pasi dyshojnë se vendi ku ata po debatonin po monitorohej nga kamerat e sigurisë dhe gjithçka mund të filmohej.  

Pasi dalin jashtë, të rinjtë vijojnë të debatojnë dhe gjithçka ka përfunduar me përdorimin e armëve të zjarrit. Të shtënat me armë jashtë lokalit dhe momenti i plagosjeve të Gjon Pelivanit (i njohur ndryshe si Valmend Pelivani) dhe Renato Hoxhës, 31-vjeç, kamarier në lokalin ku ndodhi ngjarja - nuk janë fiksuar nga kamerat. Por policia bën të ditur se ka prova dhe pamje filmike ku tregohet se ka qenë Florian Musai ai i cili ka hapur zjarr i pari në drejtim të grupit që e kërcënonte. 

Një ditë pas ngjarjes, policia arrestoi Florian Musain dhe Gjon Pelivanin, dy personat e përfshirë në konflikt në Selitë paraditen e 16 shkurtit.   

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Grushta dhe dhunë në Shijak, degjeneron dueli i U-21 mes Erzenit dhe Partizanit

VIDEO/ Grushta dhe dhunë në Shijak, degjeneron dueli i U-21 mes Erzenit dhe Partizanit