Del VIDEO nga grabitja e biznesmenit shqiptar në Mykonos, përleshet me pesë grabitësit e maskuar dhe me armë

GREQI- Mediat Greke kanë publikuar videon e momentin të grabitjes së biznesmenit shqiptar Tonin Preka në nëntorin e vitit të kaluar në Mykonos. Një grabitje si në filma, ku pesë autorët të maskuar e me armë zjarri futen në zyrën e kontraktorit dhe madje përleshen me biznesmenin shqiptar, e në fund i marrin një çantë me 40 mijë euro.

Gjatë grabitjes 41-vjeçari është përplasur me grabitësit shqiptarë, madje i merr njërit prej tyre edhe pistoletën, por nuk mund të qëllojë sepse i bie karikatori.

Ndërkohë, dy prej autorëve Alfons Ndoci dhe Gerald Jaho janë vënë në pranga rreth 1 javë më parë (25 qershor 2023) dhe ka qenë vetë biznesmeni shqiptar që ka arritur t’i identifikojë. Ai i ka parë ata teksa ka qenë në një qendër tregtare dhe ka lajmëruar policinë. Edhe në këtë rast ata e kanë kërcënuar me armë biznesmenin shqiptar, madje i kanë marrë dhe celularin me qëllim që të mos e njoftonte shpejt policinë. Por pasi efektivët i kanë ndjekur për rreth 4 kilometra, ata kanë rënë në pranga.

Njëri prej agresorëve, Agustin Marku, u vu në pranga të nesërmen e grabitjes ndërsa dy të tjerët Enderik Skënderaj dhe Nedin Bylbyli, janë ende në kërkim. Ata e kanë kryer grabitjen pikërisht në ditën kur e dinin që ai do të shpërndante pagat për punonjësit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A. N.: 03/07/2023 06:50

    Mire qe i paska rene karikatori ne toke se nuk ja vlen te harxhosh plumba e te marresh veten ne qafe per ato felliqesira te quajtur skiftera.

    Përgjigju
  • Shoku: 02/07/2023 22:46

    Skikfteret nga zona e tij jane duken nga rrobat dhe e ecja,se kane per gje keta ja fusin njeri tjetrit.

    Përgjigju
  • Bato: 02/07/2023 18:19

    Pune malekesh, te shkojn edhe ne Hene prap malok mbeten. Do e tregojn veten kudo, edhe ata pak qe jan te hajrit humbin mes llumit te shumt.

    Përgjigju
    • PETRIT: 02/07/2023 19:18

      Kultura jote e gjere ka humbur kot ne pyllin e njerezrve qe te rrethojne.

    • Qwert: 02/07/2023 18:40

      Nuk kan bes maloket...faree

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë