[gallery]25481[/gallery]
Prefekti i Vlorës ka shpjeguar se prurjet e Vjosës janë të ngjashme me ato të përmbytjes së dhjetorit, ndërkohë shtabi i emergjencave po monitoron situatën nga afër që prej mbrëmjes së djeshme. Brenda 1 ore niveli i lumit është rritur me 1 metro, nëse uji vazhdon të rritet edhe 90 centimetra atëherë mund të ketë përmbytje masive të zonave pranë Vjosës.
Situata paraqitet problematike edhe në Jagodinë, ku përmbytjet janë masive. Ndërkaq disa fshatra janë pa energji elektrike. Edhe qarkullimi në segmentin Librazhd-Përrenjas ka patur probleme nga rënia e gurëve nga shpatet e kodrave.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com
VIDEO










