Kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë ditës së sotme do të zhvillojë një vizitë në SHBA, ku do të takohet me presidentin e Amerikës, Barack Obama.
Qëllimi i kësaj vizite është përmirësimi i marrëdhënieve mes Gjermanisë dhe SHBA-së, pasi dy vite më parë Agjencia për Sigurinë Kombëtare kishte përgjuar telefonin personal të Angela Merkelit.
Menjëherë pas kësaj ngjarje Gjermania dëboi shefin e shërbimeve sekrete amerikane në Berlin si hakmarrje ndaj shërbimeve sekrete gjermane.
Në delegacionin që do të vizitojë SHBA-në pritet që Presidenti gjerman, Joachim Gauck të fillojë turin e tij amerikan me 6 tetor në Filadelfia, ku dhe u shpall pavarësia e SHBA-së më 1776.
Më pas, ai do të takohet në Shtëpinë e bardhë me homologun e tij Barack Obamën. Në takimin mes Obamës dhe zyrtarëve gjermanë pritet të diskutohet lufta në Siri dhe kriza e refugjatëve.
Gjatë sezonit veror Merkel dhe Obama u takuan në samitin e grupit të shtatë fuqive botërore në Bavari, ku Obama në shenjë respekti piu birrë me banorët e zonës.
Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com