Delegacioni i eurodeputetëve të delegacionit të Parlamentit Europian është takuar sot edhe me Kryeministrin Edi Rama.

Takimi është zhvilluar orët e para të mëngjesit, pa praninë e mediave.

Gazetarja e Report TV, Raziela Myslimaj, informon se lajmin e konfirmoi njëri prej eurodeputetëve për mediat gjatë rrugës që anëtarët e delegacionit po përshkruanin në këmbë, nga zyrat e BE-së, drejt Kryesisë së Kuvendit, aty ku do të zhvillojnë takimet me grupet e tjera parlamentare.

Takimi është zhvilluar në ambientet e hotelit ku po qëndronin sipas asaj qe konfirmoi eurodeputeti Thomas Waitz.

I pyetur se çfarë diskutuan me kryeministrin Rama, Thomas Waitz u shpreh: "Kryeministri na tha me batutë, po ju vezhgoj! E di çfarë po bëni!"

Të pranishëm në delegacionin me 10 eurodeputetë janë edhe dy shqiptarë, njëri prej tyre Fredi Beleri, që përfaqëson Greqinë.


Lajmi kryesor:

Opozita çon debatin politik në Komisionin Parlamentar BE-Shqipëri! Eurodeputetët ‘shuplakë’ PD-së: S’doni t’ia dini për BE, bëni fushatë me integrimin