1764431906_aa.JPG

Një delegacion ukrainas i udhëhequr nga Rustem Umerov dhe i ngarkuar me avancimin e negociatave të paqes po udhëton për në Miami të Floridës, ku do të takohet me të dërguarin special të Donald Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndrin e presidentit amerikan, Jared Kushner.

Axios raporton këtë, duke cituar burime ukrainase, të cilat thonë se delegacioni përfshin gjithashtu zëvendësministrin e Jashtëm të Kievit, Sergiy Kyslytsya, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, Andrii Khnatov, dhe zyrtarë të inteligjencës ukrainase.


Lajmi kryesor:

Rusia sulmon me dronë në Kiev, 3 të vrarë e 15 të plagosur! Zelensky emëron Umerovin si udhëheqës të delegacionit të paqes (VIDEO)