Ditën e sotme, Delegacioni i Kongresit Amerikan dhe Këshilli i Atlantiku ka zhvilluar një sërë takimesh me krerët e lartë të shtetit.
Ata kanë zhvilluar një takim me Presidentin Ilir Meta dhe më pas me kryeministrin Edi Rama. Presidenca ka zbardhur takimin, ku theksohet se zgjidhja e krizës politike sa më shpejt të jetë e mundur për të mirën e vendit ka qenë fokusi i takimit.
"Diskutime për zhvillimet e brendshme politike. Diskutime për zgjidhjen sa më e shpejtë e krizës aktuale. Diskutuam për nevojën për reflektim të menjëhershëm. Diskutime për zbatimi e reformës në drejtësi mbështetur në Kushtetutë", njofton Presidenca.
Takimi i tyre vijoi me një vizitë në Kryesinë e Kuvendit ku u pritën nga kryetari Gramoz Ruçi, e ndërsa ndalesa e radhës do të jetë selia blu dhe kryetari i PD, Lulzim Basha.
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti në Kryesinë e Kuvendit delegacionin e Kongresit Amerikan dhe të Këshillit Atlantik, të cilët ndodhen për vizitë në Shqipëri dhe në disa vende të rajonit. Kryetari Ruçi vuri në dukje rolin përcaktues të ShBA në momentet vendimtare të kombit shqiptar, duke filluar nga mbrojtja e tërësisë territoriale pas shpalljes së pavarësisë, kolicioni antifashist gjatë Luftës së Dytë Botërore, mbështetja gjatë tranzicionit, çlirimi dhe pavarësia e Kosovës, anëtarësimi në NATO si edhe mbështetja për reformat dhe rrugëtimin europian të Shqipërisë. “Shpreh mirënjohjen për mbështetjen nga SHBA të reformave integruese, sidomos reformës në drejtësi, e cila është e pakthyeshme dhe e papengueshme.”, vuri në dukje Kryetari i Kuvendit.
Ai shprehu vlerësimet më të larta për kontributin e ambasadës dhe posaçërisht të ambasadorëve të ShBA-së në Shqipëri për forcimin e bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik midis të dy vendeve. Delegacioni amerikan shprehu vlerësimet më të larta për rolin konstruktiv të Shqipërisë në zhvillimet rajonale, për zhvillimin, paqen, sigurinë e stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, bashkëbisedoi me anëtarët e delegacionit edhe për situatën politike në Shqipëri, ecurinë e reformave si edhe për kujdesin që duhet të tregohet për të ruajtur kursin euro-atlantik, si alternativa e vetme e zhvillimit, paqes dhe stabilitetit të rajonit.
Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot një delegacion me përfaqësues të stafeve drejtues të Senatit e Kongresit Amerikan, si dhe të Këshillit të Atlantikut me qendër në Uashington DC, të kryesuar nga Damon Wilson.
Siç njofton zyra për shtyp e presidencës, Meta njohu delegacionin mbi zhvillimet dhe sfidat në rajon, prioritetet e Shqipërisë në kontekstin e integrimit europian, si edhe me domosdoshmërinë e bashkëpunimit strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA.
Zhvillimet e brendshme politike, zgjidhja sa më e shpejtë e krizës aktuale dhe nevoja për reflektim të menjëhershëm, zbatimi e implementimi i reformës në drejtësi mbështetur në shinat kushtetuese, hedhja e hapave të nevojshme drejt integrimit në BE dhe roli i rëndësishëm i Shqipërisë në rajon si faktor kyç për stabilitetin, ishin temat kryesore të diskutimit.
I peshtire gjer ne neveri,president me te lig nuk ka pasur ndonjehere ky vend,i flet popullit ne vend qe t'i flase gruas rrugace qe ka ne shtepi.
PërgjigjuLuan gje like pse nuk keni aq gje mend ju spo luani symbyllash o like veri gishtin kokes dhe mblidh gruan
Përgjigju