Delegacioni i Kosovës drejt Brukselit
për implementimin e marrëveshjes

Delegacioni i Kosovës drejt Brukselit <br />për implementimin e marrëveshjes
Delegacioni i Republikës së Kosovës ka udhëtuar në Bruksel për takimin e radhës për planin e implementimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në njoftimin për media thuhet se delegacioni i Kosovës shkon me qëllimin për të arritur marrëveshjen për implementimin, duke përfshirë çështjet e implementimit dhe definimet për afatet kohore, aktorët e implementimit dhe çështjet konkrete.

“Ne theksojmë nevojën që marrëveshja të implementohet sa më shpejt, në mënyrën e paraparë në marrëveshje, për çka pala kosovare është e gatshme dhe pret një gatishmëri të tillë edhe nga pala serbe dhe faktorët ndërkombëtarë, si KFOR-i dhe EULEX-i”, theksoi zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, i cili kryeson delegacionin kosovar.

Pjesë janë edhe koordinatori për bisedime, Blerim Shala, kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.

(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vijon zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet

Vijon zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet