Delvina e Dhales, gati sot 
surprizat në Muzeun Kombëta

Delvina e Dhales, gati sot <br />surprizat në Muzeun Kombëta
TIRANE - Avni Delvina e Niko Dhales pas 25 vjetësh vendosën të kthehen përkatësisht nga Italia dhe Franca për të ekspozuar veprat e tyre në atdhe. Ekspozita do të çelet sot në orën 18.00 në Muzeun Historik Kombëtar. Piktorët rrëfejnë se kanë përgjedhur të ekspozojnë tablo grafike, video dhe performanca që shprehin eksperiencat më të reja të artit modern sot ne botë.

Ekspozita titullohet “25 vjet më pas”. Delvina e Dhales do të ekspozojnë së pari krijimet artistike me akuarele dhe grafika, por do të ketw edhe shumë surpriza nga videot dhe performancat që priten të ndodhin sot gjatë ekspozitës. Ekspozita e dy artistëve shqiptarë që mërguan nga Shqipëria që në vitet ‘90 dhe u bënë të famshwm në Itali dhe në Francë u mundësua me mbështetjen e Ambasadës Italiane në Tiranë. Sot fjalën e hapjes do ta mbajw ambasadori Massimo Gaiani. Piktori Niko Dhales kur jetonte në Shqipëri para viteve ‘90 ka qenë i afirmuar si mjeshtër i peisazhit.

Ai ka qenë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Tashmw në Francë ai renditet nw elitën e piktorëve bashkwkohorë. Piktori Avni Delvina është pinjoll i familjes së famshme Delvina (Sulejman Delvina ishte kryeministri i Shqipërisë në Kongresin e Lushnjes, patriotët Namik Delvina, Shahin Delvina Hiqmet Delvina e Avni Delvina). Edhe pse familja e tij nuk shihej me sy të mirë nga regjimi komunist talenti e bëri të shquhej si një nga piktorët më të afirmuar të kohës së bashku me Niko Dhalen, Ardian Devollin e Mustafa Arapin. Në Itali vijoi me një karrierë të pasur kombwtare dhe ndërkombwtare.

Sot të dy artistët Avni Delvina dhe Niko Dhales do të shfaen për publikun shqiptar me një ekspozitë ndryshe, plot eksperienca të reja në artin grafik, me video dhe instalacione. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 1 mars 2015.  

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 25 shkurt 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf