Blutë kanë arrestuar 31-vjeçarin Maksimilian Lame.
“Në lagjen ''Sinan Ballaci'', konkretisht në biznesin ''Lloto sport'' të shtetasit Maksimilian Lame, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe sekuestruar kompjutera dhe televizor që shërbenin për organizimin e lojrave të fatit, pasi nga kontrolli i dokumentacionit ka rezultuar se këto pajisje ishin të pa rregjistruara në organet tatimore.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 kompjutera për organizimin e lojërave të fatit, 2 kompjutera dhe 1 televizor që shërbenin për gara me qen” thuhet në njoftimin për mediat.
Materialet në ngarkim të shtetasit të arrestuar i kaluan Prokuorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale "Organizimi i llotarive të palejuara", "Fshehja e të ardhurave", si dhe për "Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale", vepra këto të parashikuara nga nenet 197, 180 e 149/a të Kodit Penal.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com