Demarkacioni e ushtria mund
ta çojnë Kosovën në zgjedhje

Demarkacioni e ushtria mund<br />ta çojnë Kosovën në zgjedhje
PDK-ja është duke fajësuar LDK për të gjitha dështimet kryesore, duke përfshirë këtu edhe mosarritjen për ta ratifikuar Marrëveshjen për Demarkacion. Nga ana tjetër, përfaqësues të të dyja subjekteve në koalicion, PDK e LDK, nuk përjashtojnë mundësinë për zgjedhje të parakohshme
 
Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi dhe nisma për krijimin e ushtrisë pa amendamentim kushtetues dhe pa koordinim me bashkësinë ndërkombëtare janë dy çështje të cilat mund të bëhen shkaktarët kryesorë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, shkruan zeri.info. Kështu së paku kanë vlerësuar politologët në Kosovë.
 
Por për dallim prej PDK-së, nismën e presidentit Thaçi për ta krijuar ushtrinë edhe pa vullnetin e ndërkombëtarëve LDK-ja e konsideron si veprim për “teka personale”
 
Aktualisht Kosova ndodhet në udhëkryq, pasi po bllokohet për liberalizimin e vizave për shkak të demarkacionit, ndërsa krijimi i ushtrisë ka sjellë kundërshtinë e NATO-s, ndërsa tensioni me Serbinë është në rritje.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë