Demarkacioni, ish-kryeministri
Haradinaj: Parlamenti ta rrëzojë

Demarkacioni, ish-kryeministri<br />Haradinaj: Parlamenti ta rrëzojë
Ish- kryeministri i Kosovës dhe kryetari aktual i AAK-së ka kërkuar nga politikanët në  Kosovë që të rrëzojnë versionin aktual të demarkacionit në parlament.
 
Reagimi i Haradinajt ka ardhur nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij në rrjeti social, "Facebook", ku ai shkruan se  "mashtruesit ta kuptojnë një herë e për jetë, se ka përfunduar koha kur fqinjët marrin nga shqiptarët".
 
"Atdheu është i shenjtë! Pushtetarët e ligj vazhdojnë me e lajthit popullin, vendin dhe miqtë! Versioni aktual i demarkacionit është gabim dhe duhet të rrëzohet në parlament. Për ata, për të cilët Atdheu është i shenjtë, kufiri është kufi. Mashtruesit ta kuptojnë një herë e për jetë, se ka përfunduar koha kur fqinjët marrin nga shqiptarët" , shkuran Haradinaj në rrjetet sociale.
 
Ish- kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, momentalish po mbahet nga autoritetet  në Francë, ku në bazë të një flet- arresti  të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë